Hapet procesi i akreditimit për ndeshjen e dytë të Uefa Conference League, Llapi – Shkupi

Të nderuara media,

Ju njoftojmë se është hapur procesi i akredimit për ndeshjen KF “Llapi 1932” – FC “Shkupi 1927” në kuadër të garave ndërkombëtare UECL 2021/22 – First qualifying round, e cila zhvillohet më 15 korrik 2021 prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kërkesat për akreditim me të dhënat personale(emri, mbiemri, media, roli) mund ti dërgoni në E-mailin:
press@llapifc.com

Afati i fundit për aplikim është 14 korrik 2021.

Gjithashtu ju njoftojmë se më 14 korrik 2021 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të mbahen:

KONFERENCAT PËR MEDIA:

KF “Llapi 1932” në ora 17:30 dhe
FC “Shkupi 1927” në ora 19:30

dhe SEANCAT STËRVITORE (15 min. e para të hapura për medie):
KF “Llapi 1932” në ora 18:00
FC “Shkupi 1927” në ora 20:00

Me respekt,
KF “Llapi 1932”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *