Me golat e Alidemës e Namanit, Llapi shënon fitore ndaj KEK-ut 2:0
Podujevë, 29 shtator 2018 – Me dy golat në të dy pjesët, Llapi ka triumfuar ndaj KEK-ut me rezultat 2-0. Edhe pse me shumë mungesa në formacion, Llapi arriti të dominoj ndeshjen dhe të shënoj fitore të merituar, ani pse nga shumë kush pritej fitore më e thellë.
Sidoqoftë, skuadra nuk ka kohë për tu lavdëruar me këto tre pikë, pasi menjëherë të mërkuren e pret dueli kryesor i javës së tetë, ndaj Feronikelit.
Java VII
Llapi – KEK-u
Golashenues: Festim Alidema 14′ & Hamdi Namani 71′
Stadiumi: “Zahir Pajaziti”
Shikues: 500
Gjyqtarë: Erdall Zasella(Mt), Fatmir Abrashi(Mt), Gzim Mehmeti(Mt), Arben Halilaj(Dre)
Llapi: 13. Afrim Ademi – 18. Ilir Blakçori, 14. Egzon Sinani, 5. Dardan Jashari, 4. Bujar Idrizi – 16. Hamdi Namani/C/, 6. Kushtrim Shabani, 10. Edon Zeqiri(17. Arbnor Ramadani) – 97. Festim Alidema(77. Valmir Veliu), 11. Fiton Hajdari(95. Alban Rexhepi). Kryetrajner: Bylbyl Sokoli
KEK-u: Nika, Tejeci, Vitija, Govori, Rakovica, Grajqevci, Berisha, Nimani, Gashi, Dodolli Preniqi. Kryetrajner: Enis Nasufi
Komenti:
Edhe pse pritej fitore me rezultat më të lartë, sot Llapi arriti ta mposht KEK-un me vetëm dy gola epërsi. Llapjanët me shumë ndryshime në formacion, shkak futbollistët e lënduar, arritën që në pjesën e parë të kalonin në epërsi me golin e bukur parabulues të Festim Alidemës, min 14. Llapi vazhdoi tutje me dominim të ndeshjes, kurse shënoi edhe një herë në këtë pjesë lojë por goli i Benjamin Eminit u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë, futbollistët e Llapit shpërdoruan shumë raste për shënim. Festim Alidema pati rastin që të shënonte golin e tij të dytë në ndeshje, por gjuajtja e tij ishte e lartë. Edhe Benjamin Emini pati rastin që të realizonte por gjuajtja e tij u prit nga portieri Nika. Kurse fitoren e vulosi kapiteni Hamdi Namani me kokë, pas harkimit të Bujar Idrizit – min 71.