HISTORIA

KF Llapi 1939,në Lipjan, Kosovë

KF Llapi 1951

KF Llapi 1970

KF Llapi 1976

KF Llapi 1984

KF Llapi 1986

KF Llapi 2014

KF Llapi 2015

KF Llapi 2016

KF Llapi 2017

FC Llapi | Historia e Klubit

Topi i parë në Kosovë është sjell nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, KF Llapi 1932 në Podujevë dhe më pastaj edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë. Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991.

Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë.

Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.

Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë. KF Llapi garonte në Ligën e Parë të Kosovës, shquhet si klubi që ka dhënë talentët më të mëdhenjë në Kosovë dhe gjithë Shqiptarëve ndër ta ishin: Favzi Rama, Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Shukri Paqarada,Ejup Bekteshi, Shaban Hajrullahu, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Jakup Mehmeti, Islam Visoka, Bastri Muçolli, Selatin Vokrri, Muhamet Vokrri, Luan Salihu,Rifat Hajdari, Miftar Ajvazi, Naser Hyseni, Isa Blakqori, Naser Ibrahimi, Isak Ibrahimi, Ismet Haliti, Fadil Kodraliu, Avni Stublla, Hetem Musa, Nexhat Dumnica, Fehmi Podvorica-Rista, Kujtim Aliu, Afrim Ajeti, Bejtush Bejta, Fatmir Berisha dhe shum të tjerë të cilët më detalisht do të shkruhen në monografinë kushtuar KF Llapi-t.

FADIL VOKRRI

Fadil Vokrri u lind më 23 qershor të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar dhe ishte pjesë e juniorëve të KF Llapi-t, kurse si 17-vjeçar debutoi në ekipin e parë të KF “Llapi” në Podujevë. Më pas në vitin 1980 kaloi tek KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola.

Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi. Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës. Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si kryetar i FFK-së. Ai është i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëron edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate. Jeton me bashkëshorten Editën dhe ka tre fëmijë, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.

RIORGANIZIMI

KF Llapi me qëllim të organizimit më të mirë në vitin 2013 me inicim të Komunës së Podujevës udhëhequr nga kryetari Agim VELIU mbajti kuvendin zgjedhor me bordin drejtues i cili përkrahi Projektin afatgjatë të prezantuar nga Nexhat DUMNICA si President dhe i cili drejtonte KF Llapin edhe në të kaluarën e viteve 90-ta dhe Tahir BATATINA si shef I shtabit teknik dhe kështu filloi misionin drejt Superligës, me ambicie të qarta dhe organizim të qartë. Në mbledhjen e parë drejtuar fondit të futbollistëve, drejtuesit e klubit Nexhat DUMNICA dhe Muhamet HASANI si drejtor sportiv u paraqitën atyre planin e një Llapi të ‘ringjallur’ financiarisht dhe me objektiva të reja.

Sezoni i parë, Llapi në pozitën e 4-të, me asnjë përforcim deri në pjesën pranverore. Tahir Batatina ndryshe si motivatori më i madh në futbollin tone pretendonte Superligën, por që 90 minuta e ndajtënm, kur humbën në ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës. Ishte vështirë që të niste përsëri nga zeroja, jo nga organizimi por nga motivimi për futbollistët, sepse ishte e qartë se një skuadër si Llapi nuk e meritonte vendin në Ligën e Parë. Sezoni vjeshtor, Llapi kampion dhe me synime ende për Superligë, por tani jo me barazh por direkt nga pozita e pare. Këtë edhe e arriti, në ndeshjen e fundit si vendas ndaj Kosovës së Prishtinës, Llapi triumfoi 5:1 dhe ngriti trofeun e kampionit të Ligës së Parë në qiellin e Podujevës. Festë gjithandej, lotë gëzimi kishte ato momente!

Viti 2015, Llapi pjesë e Superligës dhe gjithnjë me pretendime për pozitë sa më të lartë në tabelë, ku në sezonin vjeshtor, Llapi ua mbylli gojën të gjithë analistëve që thoshin se Llapi do luftoj për ‘mbijetesë’ duke u shpallur nënkampion vjeshtor. Sezoni pranveror, jo edhe aq i suksesshëm, me disa rezultate dëshpëruese që na vurën në vendin e 6-të në tabelë. Llapi pretendonte ndonjë trofe përmes Kupës, por edhe nga ajo u eliminua në gjysmëfinale nga Prishtina. Viti 2016, Llapi po bënte përvojë në Superligë, sepse tashmë kishte filluar të bëhej ‘arrë e fortë’ për çdo kundërshtarë. Në sezonin vjeshtor, Llapi prapë nënkampion vjeshtor, ndërsa tani në TOP 4 të Vala Superligës. Kthimi i Llapit në ‘Zahir Pajaziti’, ishte muri i çdo kundërshtari që deri më tani, u kthye pa fitore. Llapi suksseshëm në Digitalb Kupë, në finale ndaj Besës dhe më afër Evropës si asnjë herë më parë, duke marrur parasysh licencimin e Llapit për gara në UEFA