Zyrtare: Talenti i radhës që nënshkruan kontratë me Llapin është Alket Bajrami

Dëshira e madhe e klubit dhe futbollistit për bashkëpunim rezultoi me kontratë 2 vjeçare të nënshkruar

Podujevë, 15 janar 2020 – Mesfushori 16 vjeçar me tipare ofensive, Alket Bajrami, nga dita e sotme është pjesë e KF Llapit. Me kontratën e nënshkruar, KF Llapi sot ka arritur t’i siguroj shërbimet e njërit ndër futbollistët më premtues dhe më të talentuar në Kosovë. Alketi vie nga kategoria e Kadetëve U17 të FC Prishtinës.

Alket Bajrami, 16 vjeç, i lindur më 06.12.2003 në Prishtinë. Alketi është i biri i ish-futbollistit të KF Llapit, Emin Bajrami. Alketi luan si mesfushor ofenziv dhe me talentin që posedon pritet të ndjek rrugën e shumë futbollistëve që nga KF Llapi do arrijnë Evropën.

MIRËSEVJEN ALKET BAJRAMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *