Zyrtare: Premtim Jakupi nënshkruan për 3 vite me KF Llapin

19 vjeçari është qendërsulmues dhe vie nga Drita e Tetovës

Podujevë, 13 janar 2020 – Premtim Jakupi është futbollist i Llapit. Ai ka nënshkruar për 3 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit, teksa edhe kryetrajneri Tahir Batatina u nda i kënaqur që arriti ta sjell në skuadër talentin nga Tetova.

Premtim Jakupi, 19 vjeç, i lindur më 01.04.2000, i gjatë 1.90 m, kategoritë e reja i ka kaluar tek Shkëndija e Tetovës. Llapit i bashkohet me një kontratë afatgjate, teksa klubi pret shumë nga Jakupi. Gjatë një gjysmë sezone Premtim Jakupi ka qenë pjesë e Dritës së Tetovës.

MIRËSEVJEN PREMTIM JAKUPI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *