Të mërkuren do zhvillohet derbi i javës XIV të Ipko Superligës ku do takohen Ballkani dhe Llapit. Kjo ndeshje luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë duke filluar në ora 13:00
Sa herë janë takuar këto dy skuadra, gjithmonë ka pasur futboll interesant me ç’rast në edicionin e kaluar dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një herë janë ndarë baras, kurse ndeshja e parë e këtij edicioni e zhvilluar në Podujevë është mbyllur me epilog të barabartë (0-0)