Java XIII: Llapi – Drenica

Të premten Llapi pret Drenicën në kuadër të javës së XIII të Ipko Superligës

Podujevë, 29 tetor 2019 – Llapi do zhvilloj ndeshjen e dytë si vendas dhe të fundit pa praninë e shikuesve, teksa të premten më 1 nëntor pret skuadrën e Drenicës, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ora 13:00

Skuadra është duke punuar maksimalisht për duelin e fundjavës, ku synohet këndellja pas dy humbjeve radhazi, të cilat janë mësim për ndeshjet e ardhshme e që duhet harruar sa më parë, teksa në këto momente jo të mira rezultatesh, na duhet mbështetje e parezervë e të gjithëve që të vazhdojmë ndeshjet tjera me ecuri pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *