Java XII: Vushtrria – Llapi

E shtune, 26 tetor – ora 14:00

Stadiumi “Ferki Aliu”, Vushtrri

Me rikthimin nga suspendimi të Zhdrellës, skuadra udhëton drejt Vushtrrisë me imperativin e vetëm, fitoren!

Podujevë, 25 tetor 2019 – Vushtrria dhe Llapi do të takohen nesër në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë në ndeshjen hapëse të fazës së dytë të Ipko Superligës (Java XII). Pas kthimit nga suspendimi të kapitenit Mentor Zhdrella, të cilit shkalla e dytë e disiplinorit ia ka zbutur dënimin në dy ndeshje moslojë, skuadra mungesë ka vetëm portierin Bledar Hajdini të lënduar, ndërkaç pa dyshim se futbollistët bardh e kaltër janë të motivuar maksimalisht për duelin e nesërm, duel që rëndësia e tre pikëve është e madhe.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë edicion, Llapi ka triumfuar bindshëm (4-1) në “Zahir Pajaziti” me golat e Enis Zabërgjës x2, Labinot Osmanit dhe Arbnor Ramadanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *