Java X: Llapi – Trepça ’89 4-1

Llapi rikthehet tek fitorja, mposht bindshëm Trepçën ’89 (4-1)
Podujevë, 18 tetor 2019 – Ndonëse u gjend në disavantazh nga sekonda e 15-të, skuadra e Llapit ka arritur të fitoj ndaj Trepçës ’89 me rezultat 4-1, rikthim që ndodhi në 45 minutat e pjesës së dytë. Golat e rikthimit i realizuan Labinot Osmani me dy golësh, Benjamin Emini e Muhamet Hyseni të cilët realizuan nga një gol. Pra një fitore tejet e vlefshme, e mundimshme por shumë e merituar para takimit të së mërkures në udhëtim tek Gjilani.
Në bazë të statistikave, tashmë Labinot Osmani ka 3 gola, Benjamin Emini ka realizuar golin e parë këtë edicion, njësoj edhe Muhamet Hyseni që u inkuadrua në 10 minutat e fundit të ndeshjes, kurse Blendi Memaj në total ka 2 asistime, teksa asistimin e 2-të e ka bërë edhe Mergim Pefqeli, njësoj edhe Arbnor Ramadani që ka kompletuar asistimin e 2-të.
Java X

Llapi – Trepça ’89 4-1 (0-1)

Golashenues: Labinot Osmani 66′(asist Blendi Memaj) & 77′(asist Mergim Pefqeli), Benjamin Emini 71′(asist Blendi Memaj), Muhamet Hyseni 87′(asist Arbnor Ramadani)

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Gramos Shala

Llapi (4-2-3-1)
Zëvendësimet:
27. Blendi Memaj – 21. Argjend Mustafa – 74′
99. Valmir Veliu – 19. Muhamet Hyseni – 82′
23. Labinot Osmani – 10. Enis Zabërgja – 85′

Trepça ’89 (4-2-3-1): 1. Arben Beqiri – 18. Rron Statovci, 17. Jeanjacques, 4. Richard Asare, 21. Arbër Pira – 10. Ylber Maloku, 15. Muharrem Jashari, 16. Lassine Traore, 11. Gëzim Rusi, 7. Leart Emini – 9. Arb Manaj. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi
Komenti:

Të penalizuar nga mos prania e shikuesve dhe tifozëve “Legjendat”, sot djelmoshat llapjanë fitoren sigurisht se ia dedikojnë të lartë përmendurve. Skuadra sot tregoi karakter luftarak dhe tregoi se dorëzimi nuk vjen në shprehje asnjëherë për ta, pasi nga disavantazhi arritën të realizonin katër gola për të rrëmbyer tre pikët. Përderisa futbollistët tanë tentuan që pas golit të mysafirëve të riktheheshin dhe të barazonin rezultatin në pjesën e parë ku patën tre raste të volitshme për gol, në anën tjetër ata u penalizuan nga gjyqtari kryesor Dardan Çaka i cili nuk akordoi dy penalti, njërën në ndërhyrjen ndaj Veliut kurse tjetrën për shqelmimin në Maliqin.
Sidoqoftë, sot djelmoshat tanë mposhtën edhe referimin dhe treguan se janë në gjendje të fitojnë edhe 11 vs 14 (përfshirë gjyqtarët). Pas dy rasteve të humbura nga Pefqeli(njërën goditi pingulen, ndërsa tjetrën gjuajti jashtë), Llapi gjeti golin e barazimit nëpërmjet Labinot Osmanit që u asistua mirë nga Blendi Memaj (66′). Vetëm 5 minuta më pas Llapi gjeti edhe golin e dytë falë depërtimit jashtëzakonisht të mirë nga Benjamin Emini i cili dribloi bukur dy mbrojtësit e Trepçës ’89 dhe me goditje precize realizoi për 2-1 (71′). Golin e tretë e realizoi përsëri Labinot Osmani i cili u asistua nga Mergim Pefqeli dhe realizoi për të kompletuar dy golëshin e tij. Përpos që realizon ndeshje pas ndeshje gola tek Juniorët, qendërsulmuesi i ri 18 vjeç, Muhamet Hyseni realizoi golin e parë për seniorët, i cili e mposhti për të katërtën herë portierin Beqiri (87′)
Kronika:

1′ Muharrem Jashari shfrytëzon një huti në mbrojtjen vendase dhe me të majtën tund rrjetën për 0-1

3′ Kastriot Selmani provon të barazoj rezultatin me goditje të fuqishme nga e majta, por që intervenimi i Beqirit shpëton gol të sigurtë
29′ Behar Maliqi tenton të realizoj me kokë pas harkimit të Memajt, por gjuan mbi tra

28′ Labinot Osmani humb rast të volitshëm për të shënuar, goditjen e tij e pret Arben Beqiri.
34′ Mergim Pefqeli shpërdoron rast ideal për shënim, teksa gjuajtja e tij ballë për ballë me Beqirin përfundon jashtë
56′ Pefqeli i pafatë, kësaj radhe asistohet bukur nga Selmani, gjuan me të majtën por topi ndalet nga pingulja

63′ Tjetër rast i humbur nga Pefqeli, bën gjithçka mirë por kur godet, gjuan jashtë.

66′ Labinot Osmani gjuan fuqishëm brenda zonës pasi shërbehet bukur nga Memaj dhe realizon për 1-1
71′ Benjamin Emini depërton nga e djathta dhe realizon për 2-1
77′ Labinot Osmani realizon golin e tretë për Llapin, asistimin nga e djathta të Pefqelit sulmuesi nuk e shpërdoron dhe e detyron Beqirin të nxerrë topin nga rrjeta për herë të tretë
87′ Muhamet Hyseni gjuan bukur brenda zonës dhe realizon për 4-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *