Java IX: Llapi – Ferizaj 2-4

Bardhekaltrit zhvilluan një ndeshje aq të dobët, sa që nuk mbahet mend ti ketë ndodhur Llapit ndonjëherë!
Podujevë, 5 tetor 2019 – Ferizaj me meritë ka arkëtuar tre pikë në ballafaqim me Llapin, pasi arriti fitore me rezultat të lartë 2-4. Sot nuk funksionoj asgjë në të mirë të Llapit, pasi ferizajasit ishin organizuar mirë për të rrëmbyer të tre pikët në Podujevë.

Skuadra ka kohë 10 ditë për t’u përgaditur dhe rikuperuar nga gabimet e ndeshjes së sotme dhe pas ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës zhvillon duelin ndaj Trepçës ’89 në Podujevë.

Mentor Zhdrella ka realizuar golin e tretë këtë stinor, Behar Maliqi golin e dytë kurse Mentor Mazrekaj asistimin e parë.
Java IX

Ferizaj – Llapi 2-4

Golashenues: Mentor Zhdrella 43′, Behar Maliqi 83′(asist Mentor Mazrekaj) / Përparim Livoreka 3′, Zgjim Mustafa 32′, Bunjamin Asani 47′, Adenis Shala 67′

Kartonë të verdhë: Xhelil Abdullai 58′ / Alban Rexhepi 15′ & 92′, Viktor Kuka 38′, Adenis Shala 68′, Kenan Orana 72′, Përparim Livoreka 87′

Kartonë të kuq: Mentor Zhdrella 87′, Alban Rexhepi 92′(pas dy të verdhëve)

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Benon Këpuska, Meriton Berisha, Gramos Shala

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Shikues: rreth 2000

Llapi (4-1-3-2)
Zëvendësimet:

3. Senad Husic – 10. Enis Zabërgja – 46′
99. Valmir Veliu – 14. Mentor Mazrekaj – 54′
11. Sebino Plaku – 21. Argjend Mustafa – 54′

Ferizaj (4-2-3-1): 1. Donat Kaçiu – 18. Dardan Qerkini /C/, 23. Ardian Shaljani, 62. Viktor Kuka, 6. Behar Bardhi – 14. Filonit Shaqiri, 16. Bunjamin Asani, 77. Zgjim Mustafa, 8. Përparim Livoreka, 7. Adenis Shala, – 55. Kenan Orana
Komenti:

Llapi nuk ka arritur ta mposht Ferizajn në kuadër të javës IX, pasi ndeshja u mbyll 2-4 në të mirë të mysafirëve që kishin dominimin, rastet e shumta, golat përball një Llapi që nuk jemi mësuar ta shohim, pa motiv, pa ide dhe pa shpirt luftarak, gjë që rezultoi me tre pikë të humbura, që do kishin vlerë të madhe për pozitën në klasifikim!
Kronika:

3′ Përparim Livoreka përfiton nga një pasim i bukur i Bunjamin Asanit dhe me qetësi e dërgon topin drejt rrjetës për 0-1.

26′ Sebino Plaku gjuan me të majtën brenda zonës, por vetëm mbi portë.
28′ Xhelil Abdullai provon goditjen me kokë, por vetëm jashtë portës.
32′ Zgjim Mustafa (përfiton nga një top i gjatë i Behar Bardhit me të djathtën brenda zonës realizon për 0-2.

41′ Behar Bardhi luan me dorë brenda zonës, ndërkohë gjyqtari Visar Kastrati akordon penalti.

42′ Mentor Zhdrella realizon në stilin ‘panenka’ për 1-2.
47′ Bunjamin Asani me një goditje të fuqishme realizon nga largësia për 1-3.

68′ Adenis Shala realizon pas një kundërzbritje të shpejtë të mysafirëve, 1-4.

76′ Labinot Osmani provon goditjen e tij, por vetëm jashtë portës.
78′ Labinot Osmani gjuan me kokë mbi portë.

83′ Behar Maliqi gjuan nga largësia pas asistimit të Mazrekajt, por intervenimi i dobët i ‘gardianit’ Donat Kaçiu bën që topi të shkoj në rrjetë.
Deklaruan:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “Që kur jam trajner i Llapit kjo është ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar. U kam thënë futbollistëve të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe jo të fluturojnë. jithashtu kemi pasur mungesa në përbërje si Benjamin Emini, Armin Mujkic e Arbnor Ramadani kanë ndikuar. Kjo ishte dita më e keqe për Llapin. Dështuam në shumë aspekte. Por, do ta presim tani pushimin dhe do të tentojmë të rikuperohemi”, u shpreh Batatina.
Bekim Isufi, kryetrajner i Ferizajt: “Një skuadër që humbet tri ndeshje radhazi dhe fiton në një terren të vështirë siç është kjo në Podujevë, atëherë tregon se ky ekip ka karakter. Po e them edhe njëherë na duhet shumë punë, por kjo skuadër ka elemente, pasi që e kemi dëshmuar edhe në ndeshjet tjera. Na duhet një përkrahje e fuqishme. I gjithë Ferizaj duhet të ngritët në këmbë për këtë skuadër. Drejtorin sportive e kanë lënë anash, ndërkohë që na duhet përkrahja e të gjithë neve”, deklaroi Isufi pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *