Java VIII: Feronikeli – Llapi 1-2

Goli i tretë i Pefqelit në 3 ndeshjet e fundit ia siguroi fitoren e madhe Llapit në Drenas
Drenas, 2 tetor 2019 – Llapi ka arritur të fitoj derbin e javës së VIII ndaj kampionit aktual, Feronikelit, skuadër të cilën e mposhti në minutat shtesë, por fitorja ishte më se e merituar sepse futbollistët dhanë maksimumin në këtë përballje dhe goli i shtesës ishte “qershia mbi tortë”

Mergim Pefqeli realizoi golin e tretë sezonal për Llapin, kapiteni Mentor Zhdrella të dytin, kurse Valmir Veliu asistimin e dytë e Arbnor Ramadani të parin.

Të shtunën Llapi pret Ferizajn në kuadër të javës IX, e më pas Superliga pushon 10 ditë pasi zhvillohen ndeshjet e Përfaqësueseve.
Java VIII

Feronikeli – Llapi 1-2 (0-1)

Golashenues: Mevlan Zeka 81′ / Mentor Zhdrella(asist Valmir Veliu) 42′, Mërgim Pefqeli (asist Arbnor Ramadani) 90+2′

Kartonët e verdhë: Mendurim Hoti 79′, Yll Hoxha 90+2′ / Behar Maliqi 33′, Arbnor Ramadani 44′, Xhelil Abdullai 54′, Benjamin Emini 77′, Mentor Zhdrella 87′, Mergim Pefqeli 90+2′

Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Shikues: 1000

Feronikeli (4-2-3-1): 93. Deniz Troshupa – 33. Arbër Prekazi /c/, 6. Astrit Thaçi, 99. Yll Hoxha, 21. Përparim Islami – 4. Albert Dabiqaj, 20. Besmir Bojku, 10. Astrit Fazliu, 7. Mendurim Hoti, 11. Jean Da Silva – 24. Kastriot Rexha. Kryetrajner: Dejan Vukicevic

Llapi
Zëvendësimet

99. Valmir Veliu – 10. Enis Zabërgja – 73′
11. Sebino Plaku – 23. Labinot Osmani – 83′
7. Mentor Zhdrella – 21. Argjend Mustafa 90+4′
Komenti:

Sot është zhvilluar derbi i javës VIII të Ipko Superligës, derbi i cili i ka takuar Llapit pasi minimalisht por me plotë meritë e ka mposhtur Feronikelin. Ndeshja nisi nën dominimin e vendasve, të cilët patën dy rasteme Hotin, goditjen e parë të tij që shkonte drejt rrjetës e priti Hajdini i cili shpëtoi gol të sigurtë, e më pas edhe goditja tjetër ishte pa problem për Hajdinin që tregoi paraqitje tejet të mirë. E kur nuk shënon pëson, Llapi e dënoi Feronikelin në minutën e 42-të nga një aksion i bukur i nisur nga Pefqeli që asistoi për Veliun, e ky i fundit saktë e shënjestroi Zhdrellën që me të parën goditi dhe mposhti Troshupën 0-1.
Edhe pjesën e dytë vendasit e kontrolluan lojën por përpos golit nuk patën ndonjë rast ideal për gol. Zeka barazoi shifrat në minutën e 81-të, kurse në minutat shtesë, gjyqtari Dardan Çaka nuk referoi penallti klasike në rastin e Zabërgjës, aksion nga i cili u realizua goli i fitores nga Pefqeli i cili u asistua nga Arbnor Ramadani.

Fitore e madhe në Drenas me Llapin që gjendet në pozitën e dytë në tabelë me pikë të njëjta me liderin, Dritën me nga 17 pikë.
Kronika

3′ Mergim Pefqeli gjuan me kokë pas harkimit të Mentor Zhdrellës, por pret ‘gardiani’ Deniz Troshupa.
12′ Mendurim Hoti gjendet i vetëm me portierin Bledar Hajdini, por portieri llapjan pret gjuajtjen e tij për të shpëtuar gol të sigurt.

16′ Këndore për Llapin. Zhdrella harkoi në zonë për Pefqelin, topi pas rrëmujës në zonën e vendasve vie deri tek Plaku i cili gjuan por përfundon jashtë.

24′ Hoti depërton nga e majta, merr hov për të gjuajtur por në fund ndërhyn Preçi i cili eviton rrezikun.

27′ Pefqeli nis aksion nga e djathta, pason bukur për Maliqin, por goditja e tij ishte e lartë.
38′ Zhdrella provon nga ndërprerja, por ishte goditje e lehtë për portierin Troshupa.

42′ Zhdrella pranon top nga Veliu, gjuan me të djathtën dhe realizon për epërsinë e Llapit, 0-1.
81′ Mevlan Zeka realizon me kokë pas harkimit të Yll Hoxhës, 1-1.

89′ Mentor Zhdrella gjuan nga ndërprerja, por në fundore e dëbon topin Deniz Troshupa.

90+2′ Mërgim Pefqeli apo njeriu i minutave të fundit realizon me kokë pas harkimit të Arbnor Ramdanit dhe ngrit epërsinë e Llapit në 1-2.
Deklaroi:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “Gjithmonë kur të luash kundër kampionit është vështirë, jemi mobilizuar për këtë ndeshjetë luajmë maksimalisht, të shënojmë një gol në pjesën e parë dhe komplet pjesa e dytë ishte taktizimit të shënoninim golin e dytë dhe të dilnim shpejtë në ofanziv. I kam kushtuar shumë rëndësi Kastriot Rexhës, të cilin e kemi mbuluar mirë dhe i përgëzoj futbollistët e mi. Në pjesën e dytë gjithmonë kemi luajtur me tri pasime dhe kemi dalë shpejtë në ofanziv. Atmosfera është e jashtëzakonshme në skuadër dhe mendoj që e meritojmë këtë fitore sidomos ndaj Feronikelit. Unë mendoj që Llapi ka luajt mirë në ofanziv. Mund të them se është viti i parë që Llapi ka defanzivc të mirë. Sebino Plaku, Mërgim Pefqeli dhe Mentor Zhdrellën nuk kam çfarë t’i mësojë, vetmë duhet t’i vendosi mirë taktikisht”, shtoi ndër të tjerash tekniku llapjan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *