Java VII: Llapi – Dukagjini 2-1

Pefqeli e realizoj golin e dytë e të fitores, të dytin personal në fanellën e Llapit dhe e ngriti Llapin në pozitën e dytë në tabelë
Podujevë, 28 shtator 2019 – Fitoren jashtëzakonisht të vështirë por edhe të rëndësishme ndaj Dukagjinit e ka siguruar Mergim Pefqeli, i cili në minutën e 80-të la të shtangur portierin mysafir Neziri. Skuadra sot pati shumë problem në finalizim të aksioneve, pasi kundërshtari ishte mjaft i pa përshtatshëm dhe me lojën e sotme mund t’i bëj probleme çdo skuadre!
Kur aspak nuk pritej, futbollisti Kastriot Selmani e morri edhe kartonin e dytë të verdhë, u përjashtua nga loja nga gjyqtari Visar Kastrati dhe më pas u barazua rezultati nga Husein Demiri. Madje, kjo nuk e ndaloi Llapin që të sulmonte dhe të kishte raste. Rast të artë pati Plaku, i cili i vetëm me portierin goditi traversën, teksa Pefqeli me goditje precize me të majtën shënoi golin e shumë pritur dhe të fitores!
Armin Mujkic regjistroi golin e parë për Llapin këtë edicion, Mergim Pefqeli të dytin, teksa Kastriot Selmani regjistroi asistimin e tretë, kurse Valmir Veliu të parin.

Java VII

Llapi – Dukagjini 2-1 (1-0)

Golashenues: Armin Mujkic 40′(asist Kastriot Selmani), Mergim Pefqeli 80′(asist Valmir Veliu)

Kartonë të verdhë: Kastriot Selmani 45+2′, Behar Maliqi 57′, Mergim Pefqeli 81′, Benjamin Emini 82′, Afrim Ademi 84′ – Flamur Neziri 47′, Mark Milicaj 58′, Granit Elezaj 82′

Kartonë të kuq: Kastriot Selmani 65′

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Shikues: 2000

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Fatmir Abrashi, Gzim Mehmeti, Gramos Shala

Llapi (4-2-3-1)
Zëvendësimet:

10. Enis Zabërgja – 99. Valmir Veliu – 59′
31. Armin Mujkic – 94. Xhelil Abdullai – 70′
11. Sebino Plaku – 21. Argjend Mustafa – 85′

Dukagjini: 20. Flamur Neziri – 5. Elton Basri, 6. Ilir Syla, 21. Denis Haliti, 28. Leutrim Beqiri – 8. Labinot Jashanica, 24. Ilir Mustafa, 23. Jeton Dushi – 10. Mark Milicaj /c/, 27. Orgest Gava, 9. Altin Lloga. Kryetrajner: Xhengis Rexhepi
Kronika:

15′ Mergim Pefqeli tenton goditjen por gjuajtja e tij përfundon mbi tra
21′ Senad Husic gjuan nga e majta, jashtë portës

24′ Milicaj pasi lirohet nga Emini godet me të majtën por vetëm mbi portë

27′ Lloga gjuan me të majtën por intervenon portieri Afrim Ademi

40′ Armin Mujkic realizon golin e parë për Llapin, pasi ishte i vetmuar në shtyllën e parë nga harkimi i Selmanit
47′ Mentor Zhdrella provon të realizoj por gjuajtja e tij ishte e ulët dhe e lehtë për portierin Neziri

56′ Kastriot Selmani tenton të shënoj por gjuajtja e tij e fuqishme përfundon mbi portë
67′ Husein Demiri realizon brenda zonës pas një harkimi të Elezajt për ta barazuar rezultatin. 1-1

76′ Sebino Plaku shpërdoron rast të artë për shënim, teksa godet traversën nga afërsia
80′ Valmir Veliu depërton nga e majta, niset drejt portës harkon, Plaku nuk e arrin topin, i cili vie deri tek Pefqeli i cili gjuan bukur brenda zonës dhe realizon për 2-1
Deklaruan:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “Kemi pritur Barcelonën e Dukagjinit, ndaj edhe jemi përgatitur maksimalisht. E kemi dominuar ekipin e Dukagjinit gjatë 90 minutave dhe kemi dëshmuar që këto skuadra si Dukagjini i mposhtim edhe me dhjetë futbollistë në fushën e lojës. Deshtëm që ti rrespektojmë tifozët e Llapit, pasi që Dukagjinin do ta kishim mposhtur edhe me dhjetë lotarë që nga fillimi i ndeshjes. Dua vetëm që të ju bëj me dije që në stadiumin Zahir Pajaziti vështirë që do të mund të marrë pikë ndonjë skuadër. Ato dy barazime ishin vetëm aksidentale”, mbylli intervistën Batatina
Xhengis Rexhepi, kryetrajner i Dukagjinit: Jam i kënaqur me përformancën e futbollistëve që treguan sot. Nuk është e lehtë të krijosh kaq shumë përballë një skuadre siç është Llapi që brenda vetës ka në skuadër futbollistë që mund ta vendosin ndeshjen në mënyrë individuale. Ne u futëm në një panikë edhe pse ishim me një lojtarë më shumë pasi barazuam rezultatin, për shkak se një kohë të gjatë nuk morëm rezultat pozitiv. Ne nuk do të dorëzohemi. Të mërkurën ndeshja përballë Trepçës ’89 është jetë a vdekje për ne. Situata nuk është aspak e mirë, pasi që na mungon fati sportiv. Unë do të mundohem me gjithë forcën që ta përgatis ndeshjen me Trepçën ’89 dhe të arrijmë rezultatet e shumëkërkuara”, përfundoi Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *