Java VI: Flamurtari – Llapi 1-5

Llapi iu rikthehet fitoreve në mënyrë bindëse
Prishtinë, 23 shtator 2019 – Edhe sot Llapi realizoi golin e epërsisë herët. Por përkundrazi ndeshjes së kaluar, skuadra sot pas një minuti të golit të parë e ka gjetur edhe golin e dytë e të qetësisë. Fillimisht në minutën e 12-të realizoi Mergim Pefqeli me kokë, pas harkimit nga e djathta të Mentor Zhdrellës i cili menjëherë në aksionin vijues e gjeti golin, pas asistimit të Kastriot Selmanit. Më pas dukshëm lojë më e baraspeshuar, teksa në fund të pjesës së parë, në minutën e parë të shtesës, harkimin e bukur nga këndi të Pefqelit në gol e shndërroi Blendi Memaj. Skuadra u vetëkënaq me tre golat e realizuar në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë, Granchov realizoi, pas një gjuajtjes nga këndi të filluar mirë nga vendasit. Blendi Memaj dy golëshin e tij të parë me Llapin e kompletoj në minutën e 65-të, pas asistimit të Kastriot Selmanit, kurse fitoren e vulosi autogoli i Granchov, pas depërtimit të mirë dhe gjuajtjes së Husic.
Pas fitores së sotme, Llapi gjendet në pozitën e 4-të me 11 pikë, në fundjavë e pret dueli me skuadrën nga Klina, Dukagjini.
Java VI

Flamurtari – Llapi 1-5 (0-3)

Golashenues: Angel Granchov 47′ – Mergim Pefqeli 12′(asistues M.Zhdrella), Mentor Zhdrella 13′(asistues K.Selmani), Blendi Memaj 45′(asistues M.Pefqeli), 65′(asistues K.Selmani), Angel Granchov ag 75′(asistues S.Husic)

Kartonë të verdhë: Festim Krasniqi – 85′ /  Blendi Memaj – 81′

Stadiumi “Xhemail Ibishi”, Prishtinë

Shikues: rreth 100

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Benon Këpuska, Erdoan Baliqi, Mervan Bejtullahu

Flamurtari: 1. Erlind Selimaj – 5. Angel Granchov, 10. Agron Bruqi/c/, 22. Lorik Maxhuni, 13. Ernest Isljami, 18. Gentrit Dumani, 66. Ersin Fetahi, 21. Arbnor Zeqiri, 27. Shend Kelmendi, 45. Festim Krasniqi, 9. Dani Talovic. Kryetrajner: Artim Shaqiri

Llapi (4-2-3-1)
Zëvendësimet

11. Sebino Plaku – 19. Muhamet Hyseni – 46′
7. Mentor Zhdrella – 16. Alban Shabani – 46′
77. Mergim Pefqeli – 14. Mentor Mazrekaj – 60′
Kronika:

12′ Mërgim Pefqeli pasi shërbehet mirë nga Mentor Zhdrella gjuan me kokë dhe realizon në këndin e djathtë të portës së Selimajt, 0-1
13′ Kastriot Selmani depërton bukur nga e majta, pasi lirohet nga futbollistët kundërshtar harkon në zonë, topi vie deri tek Mentor Zhdrella që gjuan fuqishëm për 0-2
21′ Blendi Memaj gjuan bukur dhe fuqishëm nga ndërprerja, por Selimaj dëbon topin

26′ Festim Krasniqi pasi depërton nga e djathta gjuan, por në fundore e dëbon topin Bledar Hajdini

28′ Danin Talloviq gjuan me kokë brenda zonës, por vetëm jashtë portës

31′ Arbnor Ramadani lanson një ‘projektil’ nga largësia, por gol të sigurtë i mohon portieri vendas, Selimaj.
45′ Këndore për Llapin. Mergim Pefqeli harkon në zonë, kurse Blendi Memaj nuk e pati fare të vështirë të realizonte për 0-3

47′ Angel Granchov ka realizuar me kokë pas harkimit të Agron Bruqit

58′ Blendi Memaj gjuan brenda zonës, por jashtë portës

64′ Kastriot Selmani gjuan bukur nga largësia, por për pak mbi tra

65′ Blendi Memaj gjuan me të majtën pas asistimit të Kastriot Selmanit dhe dërgon me lehtësi topin drejt portës, 1-4
75′ Angel Granchov në tentim për ta larguar topin e dërgon në portën e tij, 1-5.

Deklaroi:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Flamurtari bën lojë të mirë.Kam kërkuar nga lojtarët që të shënohet sa më herët pasi Flamurtari mbrohet mirë. Gradualisht po mundohemi ta komponojmë skuadrën. Dita-ditës jemi duke u përmirësuar dhe po e arrijmë formën e kërkuar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *