Java V: Llapi – Drita 2-2

Derbi i javës u mbyll me epilog real, 2:2
Podujevë, 18 shtator 2019 – Llapi e ka arritur edhe barazimin e dytë si vendas, kësaj radhe me Dritën, ndeshje e cila si epilog real ka pasur këtë barazim pasi skuadrat ishin pothuajse të barabarta gjatë gjithë ndeshjes. Ky barazim erdhi në minutën e fundit të ndeshjes, pasi Llapi ishte në epërsi nga minuta e 6-të me golin e Kastriot Selmanit, por Drita në fillim të pjesës së dytë barazoi shifrat përmes Liridon Lecit, e më pas në minutën e 87-të kaloi në epërsi me Fortunaton, që zgjati vetëm 2 minuta, pasi Blendi Memaj goditi fuqishëm, portieri mysafir Tofilovski nuk arriti ta kap topin, këtë më së miri e shfrytëzoj Behar Maliqi që barazoi shifrat.
Sidoqoftë, Llapi ndeshjen e radhës e zhvillon si mysafir tek Flamurtari, të hënën (15.00h)

Kastriot Selmani realizoi golin e parë në fanellën e Llapit, poashtu edhe Behar Maliqi golin e parë këtë edicion, kurse Mentor Zhdrella me asistimin tek goli i Selmanit tashmë ka 3 asistime.
Java V

Llapi – Drita 2-2 (1-0)

Golashenues: Kastriot Selmani 6′(asist Mentor Zhdrella), Behar Maliqi 89′ – Liridon Leci 50′, Fortunato G. 87′

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Shikues: 2500

Kartonë të verdhë: Behar Maliqi 40′, Mentor Zhdrella 40′, Arbnor Ramadani 89′ – Izair Emini 40′, Bujar Shabani 40′, Ardian Cuculi 64′

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Kreshnik Vula

Llapi (4-2-3-1)
Zëvendësimet:

11. Sebino Plaku – 10. Enis Zabërgja – 65′
7. Mentor Zhdrella – 99. Valmir Veliu – 71′
22. Kastriot Selmani – 23. Blendi Memaj – 87′

Drita (4-2-3-1): 30. Darko Tofilovski – 13. Liridon Leci, 14. Ardian Cuculi, 4. Fidan Gërbeshi, 5. Ardian Limani /c/ – 25. Bujar Shabani, 7. Hamdi Namani, 11. Bunjamin Shabani, 10. Xhevdet Shabani – 9. Gilberto Fortunato. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Komenti:

Pa dyshim epiteti i derbit të javës së V-të me plotë meritë i takoi ndeshjes Llapi – Drita, e cila u mbyll me spektakël dhe numëroi shumë shikues të pranishëm. Skuadrat nuk prodhuan lojë të rrjedhshme, por spektakli ishte i rezervuar për fund. Serinë e golave e hapi Kastriot Selmani, i asistuar nga Mentor Zhdrella, i cili pasi shmangu mbrojtësin Liridon Leci, gjuajti me të majtën dhe e kaloi në epërsi Llapin. Pas golit, Llapi pati edhe tre tentime jo të rrezikshme me Pefqelin, Zhdrellën e Maliqin, teksa pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale.
Në fillim të pjesës së dytë, Selmani tentoi i parë por gjuajti skaj portës së Tofilovskit, kurse Drita barazoi shifrat në minutën e 50-të, pas harkimit të Xhevdet Shabanit, Liridon Leci realizoi me kokë. Pas golit të barazimit, Llapi rriti intensitetin e sulmeve por pa sukses. Tentuan Pefqeli, gjuajtja e tij ishte e lartë, Maliqi nga faulli, kurse Drita në epërsi kaloi përmes Fortunatos, gol që nervozoi vendasit që pas dy minutave barazuan rezultatin me autor Behar Maliqin.
Kronika:

4′ Izair Emini tenton nga gjuajtja e lirë, por topi përfundon mbi portë

6′ Sulmi i parë i rrezikshëm i organizuar në mënyrë perfekte nga Llapi. Mentor Zhdrella e gjen të lirë Kastriot Selmanin, i cili edhe më perfekt se aksioni driblon Lecin dhe me të majtën mposht Tofilovskin, 1-0. Goli i parë i Selmanit për skuadrën e vendlindjes, gëzim i madh për futbollistin
13′ Pefqeli gjuan nga largësia, ulët dhe jashtë
14′ Zhdrella tenton ulët, por pa ndonjë rrezik, gjuan jashtë

35′ Gilberto Fortunato pati një rast të mirë shënimi, derisa para tij intervenon Bledar Hajdini
50′ Liridon Leci realizon me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit dhe 1-1.

87′ Gilberto Fortunato realizon me qetësi brenda zonës për 1-2.

90′ GOL! Behar Maliqi përfiton nga një gabim i ‘gardianit’ Darko Tofiloski dhe barazon rezultatin, 2-2.

Deklaruan:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë duke parë edhe kualitetet që ka ekipi i Dritës. Realizuam një gol të hershëm, por më pas pësuam dy të tjerë. E rëndësishme ishte që u rikthyem në lojë edhe pas disavantazhit dhe barazum rezultatin, pasi që kjo tregon forcën dhe karakterin e ekipit. Kam kërkuar vazhdimisht nga futbollistët që të angazhohen në fushën e lojës dhe të luajnë deri në vërshëllimen e fundit të gjyqtarit. Objektivi ynë pothuajse çdo vit është për të shitur lojtarë në tregun evropian dhe këtë e kemi bërë gjatë dy viteve të kaluara dhe besoj shumë që edhe këtë vit do të vazhdojmë që eksportojmë futbollistë për Evropë. Paraqitja e Selmanit në këtë ndeshje ishte fantastike dhe është një djalosh me potencial të madh dhe me një të ardhme të ndritur”, përfundoi Batatina
Kastriot Selmani: “Ndeshje e vështirë. Jam i lumtur për golin e realizuar me skuadrën time të vendlindjes, por jo edhe me rezultatin, por mendoj që në ndeshjet e radhës do jemi më sy hapur dhe do ruajmë rezultatin deri në fund, pasi që kemi forcë dhe kualitet për këtë”, deklaroi autori i golit të parë, Kastriot Selmani.

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës: “Nuk më pëlqeu fillimi i ndeshjes sepse ishim disi në gjum, por më pas reaguam në pjesën e dytë, fillimisht duke barazuar rezultatin dhe më pas të merrnim epërsinë. Për fatin tonë nuk arritëm ta ruanim rezultatin, pasi që pranuam nga një gabim, i cili është normal të ndodh”, deklaroi pas ndeshjes Nuhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *