Java IV: Prishtina – Llapi 0-1

Fitoren minimale por shumë të rëndësishme Llapit ia siguroi Sebino Plaku (31′)
Prishtinë, 13 shtator 2019 – Llapit i ka mjaftuar një gol i realizuar nga Sebino Plaku për të rikthyer hapin në garën për titull kampioni, njëherit ka marrur tre pikëshin e dytë në katër xhiro. Futbollistët tanë tërë ndeshjen ishte më të sigurtë në lojë, teksa kishin edhe dy-tre kundersulme që nuk u shfrytëzuan si duhet për të rritur epërsinë.

Java e V-të zhvillohet në mesjavë, teksa në shtëpi, Llapi e pret Dritën.
Java IV

Prishtina – Llapi 0-1 (0-1)

Golashënues: Sebino Plaku 31’ (asist Benjamin Emini)

Shikues: mbi 2.000

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Erduan Baliqi (Mt), Gzim Mehmeti (Mt) – Vigan Ibërdemaj (Pe)

KV: Meriton Korenica – 86′ (Prishtina) – Mentor Zhdrella – 57′, Behar Maliqi – 65′ (Llapi)

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 22. Labinot Ibrahimi – 5. Diar Miftaraj (11. Kreshnik Uka – 78’), 77. Ardit Hila (18.Ergyn Ahmeti – 46’), 6. Endrit Krasniqi (7. Lorik Boshnjaku – 72’) – 10. Meriton Korenica, 15. Gauthier Mankenda, 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Tun Bardhoku, Trimror Selimi, Alban Shillova. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli.

Llapi (4-2-3-1)
Zëvendësimet:
22. Kastriot Selmani – 21. Argjend Mustafa – 79′
3. Senad Husic – 94. Xhelil Abdullai – 87′
11. Sebino Plaku – 10. Enis Zabërgja – 89′

Komenti:

Llapi e mbyll serinë e dy ndeshjeve pa fituar, pasi në ndeshjen e javës së katërt ka mposhtur rivalin rajonal, Prishtinën. Vendasit ishin më të rrezikshëm në fillim ku patën rast me Januzin e Mankendën por gjuajtja e të parit u ndal nga traversa, kurse tentimin e të dytit e ndali Husic.
Por nga një aksion model, Llapi gjeti epërsinë. Sebino Plaku përfitoj nga gabimi i mbrojtësit Bekteshi, topin e ktheu tek Zhdrella, i cili ia ktheu Pefqelit që për mrekulli ndërroi kahun e lojës tek Emini, ky i fundit me saktësi harkoi për Plakun që me kokë shtangu portierin Bekaj, 0-1.

Prishtinasit patën rast me Januzin në fund të ndeshjes, i cili me kokë goditi traversën, teksa Llapi rrezikoi me Pefqelin gjuajtja e fuqishme e tij u prit me mund nga Bekaj.
Kronika:

23’ Nga e djathta lufton Korenica e ia del t’ia vazhdoj Januzit e ky përpara te Hila që e kthen te Thaqi dhe harkon në zonë, por Krasniqi nuk e qëllon topin saktë, larg portës.

25’ Ibrahimi harkon nga e majta, Hajdini nuk ia del të dëbonte topin i cili bije para Januzit dhe në portën zbrazët qëllon fuqishëm traversën

28’ Pasim i Januzit në të majtë të Mankenda gjuajtja e të cilit bllokohet nga Husic, rast që shpëtohet tejet mirë nga mbrojtësi boshnjak

31′ Sebino Plaku përfitoj nga gabimi i mbrojtësit Bekteshi, topin e ktheu tek Zhdrella, i cili ia ktheu Pefqelit që për mrekulli ndërroi kahun e lojës tek Emini, ky i fundit me saktësi harkoi për Plakun që me kokë shtangu portierin Bekaj, 0-1.

50’ Pefqeli depërtim nga e majta në qendër e pastaj gjuan mbi tra
67’ Gabojnë vendasit dhe pas disa ndërveprimeve, Pefqeli gjuan ballore, e ulët, në këndin e majtë, pret Bekaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *