Java III: Llapi – Ballkani 0-0

Skuadra pati dominimin dhe rastet, por efikasiteti dhe gjakftohtësia para portës u mungoi futbollistëve tanë
Podujevë, 31 gusht 2019 – Llapi dhe Ballkani në ndeshjen e luajtur sot kanë dhënë futboll tejet cilësor dhe atraktiv, por rezultati final ishte 0-0, pasi dy skuadrat patën mundësi për shënim, por dominimi ishte në anën e Llapit, sidomos në pjesën e dytë ku u humbën raste që nuk humben. Megjithatë, kur pritej që skuadra të këndellej pas humbjes nga Drenica, nuk ndodhi, por morri një pikë, e cila në bazë të lojës, është minimumi, pasi sot kemi merituar fitoren!

Pas këtij barazimi, Llapi në total ka 4 pikë dhe sidomos nga pushimi dy javor(luajnë kombëtaret) përveç që pritet këndellja, duhet të punohet në maksimum që të jemi të gatshëm për duelin derbi ndaj Prishtinës.
Java III

Llapi – Ballkani 0-0

Kartonë të verdhë: Benjamin Emini 32′, Senad Husic 84′, Enis Zabërgja 72′, Arbnor Ramadani 89′ (Llapi) – Edmond Turku 6′ (Ballkani)

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Shikues: mbi 2500

Gjyqtarë: Selim Isufi, Lumturije Muhadri, Besnik Morina, Erdall Zasella

Llapi (4-2-3-1)

 
Zëvendësimet:

21. Argjend Mustafa – 17. Arbnor Ramadani – 64′
99. Valmir Veliu – 10. Enis Zabërgja – 68′
77. Mergim Pefqeli – 14. Mentor Mazrekaj – 75′

Ballkani (4-2-3-1): 1. Armend Ruxhi – 22. Besnik Krasniqi /C/, 14. Egzon Sinani, 6. Edmond Turku, 3. Arbër Potoku – 8. Kushtrim Gashi, 20. Edvin Kuç, 23. Ramiz Bytyqi(16. Artur Magani – 46′), 10. Blend Baftiu, 9. Arbër Hoxha(17. Ermal Krasniqi – 73′), 11. Jetmir Topalli(21. Liridon Fetahaj – 70′). Kryetrajner: Ismet Munishi
Komenti:

Ndeshja e sotme mes Llapit e Ballkanit ishte shumë interesante, sidomos pjesa e dytë, ku futbollistët e Llapit ishin shumë më kërkues dhe rrezikuan shumë herë portën e Ruxhit, por pa ndryshuar gjë, sepse gjakftohtësia para portës rivale ishte mungesë tek futbollistët tanë. Sidoqoftë, skuadra lëshoi nga duart dy pikë, por është një mësim jashtëzakonisht i mirë për ndeshjet e ardhshme, se si duhet konkretizuar rastet për të marrur maksimumin!
Kronika:

21′ Rasti i parë serioz për Llapin vie pas harkimit të Husic, i cili shënjestron Pefqelin, por ky i fundit për pak nuk arrin ta shtyej topin në rrjetë
26′ Baftiu i mysafirëve sprovon gardianin Hajdini, gjuajtja e tij ishte e fuqishme, por intervenimi i Hajdinit ishte fenomenal

29′ Pefqeli harkon rrezikshëm në zonën e rreptësisë, por topin në fund e largon Krasniqi

34′ Krasniqi rrezikon edhe një herë për Ballkanin, harkon mirë tek Hoxha i cili gjuan mbi tra

56′ Emini gjen Pefqelin në zonë, gjuajtja e tij përfundon mbi portë

58′ Çfarë rasti ideal për Llapin që të kaloj në epërsi. Veliu nga e majta kroson për Plakun, i cili me kokë, sikur nuk e sheh fare topin, gjuan mbi portë
73′ Plaku godet, por Ruxhi intervenon

74′ Pefqeli gjuan edhe një herë, por përsëri Ruxhi ia mohon golin

78′ Çfarë dite e keqe! Çfarë fati i keq! Kur pritej goli, ai nuk erdhi. Zabërgja pasi shmangu bukur dy futbollistë të Ballkanit, del ballë për ballë me Ruxhin, e gjuajtja e tij zhagasi ndalet në shtyllën pingule
79′ Përsëri fat i mirë për Ballkanin, Zhdrella pasi lirohet mirë në zonë gjuan mirë, por për disa centimetra jashtë portës
Deklaruan:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “E kemi analizuar Ballkanin nga ndeshja e kaluar ndaj Feronikelit dhe kishim marrë gjithë masat për të parandaluar atë paraqitje të mirë që bënë ndaj kampionit në fuqi. Kemi luajtur më mirë se kundërshtari duke krijuar raste të pastra shënimi. Sebino Plakut dhe Enis Zabërgjës i mungoi vetëm fati për të realizuar, pasi ndryshe ajo janë raste ideale. Kemi kufizuar Ballkanin në pjesën e dytë të lojës duke mos lejuar fare të afrohet në zonën tonë për as edhe njëherë të vetme. Osmani e Idrizi janë mungesa të theksuara për ekipin tonë kur dihet pesha e tyre për ne. Sidoqoftë e presim me padurim rikthimin e tyre. Këtë edicion synojmë të futemi në katërshen e madhe”, deklaroi Batatina pas ndeshjes.

Ismet Munishi, kryetrajner i Ballkanit: “Epilogu real i ndeshjes ishte rezultati i barabartë. Të dy skuadrat kishin rastet e veta, teksa u mungoi konkretizimi. Ndoshta edhe rëndësia e takimit e bëri të veten, sidoqoftë unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Çdo ndeshje ne do hyjmë për fitore. Në çdo klub ku kam punuar e dijnë të gjithë që unë futem vetëm për fitore, nuk i mendoj asnjëherë kalkulimet. Ekipin e Ballkanit e shoh më lart se që ka qenë në sezonin e kaluar kjo dihet tashmë 100%. Disa nga futbollistët tanë kanë ardhur me vonesë në fazën përgatitore (Artur Magani, Liridon Fetahaj & Ermal Krasniqi) do të shfrytëzojmë këtë pushim për ta ngritur nivelin fizik të tyre”, përfundoi Munishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *