Java II: Drenica – Llapi 3-0

Skuadrës i mjaftuan dy zëvendësime të detyruara për ta humbur ndeshjen
Skënderaj, 23 gusht 2019 – Skuadra e Llapit ka pësuar humbje me rezultat 3-0 si mysafir i Drenicës në ndeshjen e zhvilluar sot në “Bajram Aliu” të Skënderajt. Marrë në përgjithësi rrjedhën e ndeshjes, skuadra sot nuk ishte as përafërti ajo e ndeshjes me Vushtrrinë, ku pas lëndimit të Enis Zabërgjës e Labinot Osmanit, tërë rrjedha e ndeshjes ndryshoi dhe vetëm në pjesën e dytë, Llapi u ndëshkua tre herë, dy herë nga gabimet në defanzivë dhe një herë nga gjuajtja e lirë.

Sidoqoftë, kampionati është i gjatë dhe jemi vetëm në javën e dytë, skuadra nuk ka kohë për pushim dhe nga nesër fillon përgaditjet për ndeshjen e radhës ndaj Ballkanit.
Java II

Drenica – Llapi 3-0

Golashenues Harmon 51, Osman Mëziu 63, Qemail Elshani 74

Kartonë të verdhë për Llapin: Behar Maliqi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Afrim Ademi, Elvis Prençi, Mergim Pefqeli

Stadiumi Bajram Aliu, Skënderaj

Shikues mbi 700

Gjyqtarë Gramos Shala, Fatmir Abrashi, Visar Kelmendi, Arben Halilaj

Drenica: 1. Arion Ymeri, 16. Azem Bejta /C/, 4. Prince Balde, 5. Arsen Sykaj, 17. Shkëlzen Lushtaku, 6. Arbios Thaçi, 14. Argjent Mustafa(8. Diar Mustafa – 50′), 9. Armend Abazi, 99. Osman Mëziu(45. Diar Prokshi – 79′), 11. Genc Hamiti(77. Qemail Elshani – 68′), 20. Harmon. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Llapi (4-1-2-3)
Zëvendësimet:

10. Enis Zabërgja – 17. Arbnor Ramadani – 24′
23. Labinot Osmani – 99. Valmir Veliu – 43′
20. Behar Maliqi – 22. Kastriot Selmani – 65′

Komenti:

Skuadra e Llapit sot ka dëshpëruar me paraqitje, sidomos në pjesën e dytë kur pritej reagimi dhe vendosshmëria për fitore, doli e kundërta. Skuadra pësoi tre gola dhe morri humbjen e parë në kampionatin e ri.
Në pjesën e parë, Llapi pati vetëm një rast që vlenë të cekët, përmes Behar Maliqit, goditja e të cilit ishte e lehtë për tu pritur nga portieri Arion Ymeri. Drenica në këtë pjesë lojë ishte më e rrezikshme dhe pati 4 raste të volitshme për gol, por më meritori për mbylljen me barazim të pjesës së parë ishte portieri Ademi i cili nuk lejoi të mposhtej.
Në pjesën e dytë nuk funksinoi asgjë dhe si pasojë e kësaj skuadra u ndëshkua në tri prej rasteve të tjera të shumta të vendasve. Së pari realizoj Harmon, ku nga pakujdesia e mbrojtjes tonë, arriti të godet në këndin e majtë të portierit Ademi për 1-0. Pas pësimit të golit të parë, skuadra u hodh në sulm për të barazuar rezultatin, por ishin përsëri vendasit që me Mëziun arritën të realizojnë golin e dyty nga gjuajtja e lirë. Kur, ndeshja po shkonte drejt mbylljes, përsëri nga një gabim në defanzivë, Llapi pëson edhe golin e tretë, me realizator Elshanin, kurse paraprakisht kishim goditur shtyllën me Sebino Plakun dhe nga dy gjuajtjet e Benjamin Eminit e Mërgim Pefqelit, Llapi nuk arriti të ndryshonte rezultatin.
Kronika

9′ Genc Hamiti gjuan fuqishëm jashtë zonës, por pa problem pret portieri Afrim Ademi

21′ Pas një dueli me mbrojtësin vendas, Arsen Sykaj, futbollisti ynë Labinot Osmani pëson lëndim në krah e si pasojë deri kah fundi i pjesës së parë luan i lënduar për tu zëvendësuar më pas nga Valmir Veliu

24′ Genc Hamiti i vendasve godet përsëri por kësaj radhe gjuan jashtë

25′ Tani zëvendësim i detyruar, Enis Zabërgja i lënduar nuk mund ta vazhdoj më tepër ndeshjen dhe zëvendësohet nga Arbnor Ramadani

31′ Labinot Osmani pengohet brenda zonës, por hesht gjyqtari Gramos Shala

35′ Skemë e organizuar mirë nga ana e vendasve, teksa në finalizim të saj, mesfushori Arbios Thaçi gjuan jashtl

40′ Në rastin e parë që vlenë të cekët si i rrezikshëm, Behar Maliqi gjuan plogësht e drejt në duart e portierit Ymeri.

43′ Labinot Osmani nuk mundet ta vazhdoj më shumë ndeshjen, zëvendësohet nga Valmir Veliu

49′ Pjesa e dytë nis rrezikshëm për vendasit. Harmon tenton goditjen por pret Ademi

51′ Shënojnë vendasit me Harmon, pas një tollovie brenda zonës së portierit Ademi

56′ Benjamin Emini nis aksion të volitshëm për gol për Llapin, godet vetë por pret Ymeri, topi i kthehet Pefqelit nga tollovia, teksa edhe goditja e tij me kokë pritet nga portieri vendas
65′ Kastriot Selmani zëvendëson futbollistin Behar Maliqi

66′ Kastriot Selmani rrezikon për Llapin, por goditja e tij me kokë pas harkimit të Zhdrellës përfundon mbi portë

68′ Kastriot Selmani si me dorë e qet në rast për gol Veliun, por ky i fundit për pak nuk e arrit topin
70′ Rast tjetër i mirë për Llapin, nga bashkëveprimi i dyshes Zhdrella-Plaku, ky i fundit godet pingulen, rast tejet i mirë për të ngushtuar epërsinë

74′ Qemail Elshani godet me kokë dhe realizon golin e tretë e të fitores për vendasit

Deklaruan

Tahir Lushtaku, kryetrajner i Drenicës: “Kam parashikuar një ndeshje të vështirë për shkak se Llapi ka shumë futbollistë kualitativ dhe me përvojë në skuadër. Ndeshjes ju kemi qasur me seriozitet shumë të madh dhe me përkushtim. Pjesa e parë e lojës ishte e nivelizuar edhe pse ishim më të mirë në disa situata. Në pjesën e dytë gjërat folën në favorin tonë dhe shfrytëzuam mundësitë që kishim. Angazhimi që bëmë në pjesën e dytë dhe gjatë gjithë lojës në përgjithësi ishte çelësi i suksesit sot. Disa lojtarë ende nuk e kanë arritur formën optimale, por unë jam mundur ti bëj disa kombinime nga ndeshja e parë. Presim nga java në javë të arrijmë formën optimale”, deklaroi pas ndeshjes Lushtaku.

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “Drenica e bëri diferencën me ashpërsinë e vet. Dy futbollistë na u lënduan për shkak të lojës së ashpër të futbollistëve të KF Drenicës në pjesën e parë të lojës. U detyruam ti largonim dy sulmuesit kryesor. Kur humbet dy futbollistët kryesor brenda një pjese është e vështirë për një skuadër dhe e vështirë ishte edhe për ne, megjithëse u munduam të reagonim në pjesën e dytë. Nuk është pritur një humbje kaq e thellë, por sidoqoftë është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit dhe ka shumë kohë për ndeshjet në vazhdim që ne të rikuperohemi dhe të shohim gabimet ku duhet përmisohemi”, mbylli deklaratën e tij Batatina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *