Java I: Llapi – Vushtrria 4-1

Llapi me goleadë e nis kampionatin e ri
Podujevë, 17 gusht 2019 – Llapi e ka nisur mbarë edicionin e ri të Superligës, pasi në ndeshjen hapëse e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 4-1. Ndeshja në tërësi kaloj nën dominimin e futbollistëve tanë të cilët para dhe pas pësimit të golit, krijuan një mori rastesh të cilat u kurorëzuan me katër gola dhe me tri pikët e para në kampionatin e ri. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe u përcoll nga më shumë se 1500 shikues.

Enis Zabërgja realizoi dy golëshin e tij të parë me Llapin, Arbnor Ramadani të parin, njësoi edhe Labinot Osmani.

Java I

Llapi – Vushtrria 4-1

Golashenues: Enis Zabërgja 63′, 78′, Arbnor Ramadani 86′, Labinot Osmani 90′ (Llapi) – Jasmin Raboshta 19′ (Vushtrria)

Kartonë të verdhë: Enis Zabërgja(Llapi), Daut Maxhuni (Vushtrria)

Gjyqtarë: Alban Shala (Pr), Meriton Berisha (Pr), Imran Kabashi (Mt), Kreshnik Vula (Gjk)

Formacionet:
Llapi:

Zëvendësimet:
Argjend Mustafa – Labinot Osmani – 46′
Valmir Veliu – Enis Zabërgja – 55′
Senad Husic – Arbnor Ramadani – 60′

Vushtrria: 1. Enis Manxholli, 23. Ilir Izmaku, 5. Klevis Lushaku, 17. Djellon Dragusha, 20. Besfort Dervishaj, 27. Ledion Muçaj, 8. Dior Zabërgja, 7. Daut Maxhuni, 14. Jasmin Raboshta, 16. Etrit Halimi, 21. Eri Lamçja. Kryetrajner: Bekim Shotani

Komenti:

Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri, futbollistët e Llapit përveç që kanë shkëlqyer me paraqitje, kanë “demoluar” skuadrën e Vushtrrisë. Katër raste të volitshme shënimi nga futbollistët tanë u shpërdoruan në pjesë të parë, me mysafirët që përmes një kundërsulmi shkuan në pushim me epërsi 0-1.
Pjesa e dytë ishte e tëra nën dominimin e Llapit. Golin e barazimit pas 8 minutave që u inkuadrua në lojë ia dhuroi Enis Zabërgja, i cili përveç që e riktheu në lojë Llapin për fitore, festoi duke e puthur logon e klubit, gjë që e përsëriti edhe pas golit të dytë. Golin e qetësisë, Llapit ia dhuroi një tjetër futbollist i inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, Arbnor Ramadani në stilin e tij, me gjuajtje të fuqishme shënoi golin e tretë, ndërsa golin e katërt dhe fitoren e Llapit e vulosi Labinot Osmani në minutat shtesë.

Llapi në javën e dytë do përballet me Drenicën në Skënderaj.
Kronika:

7′ Sebino Plaku ia kthen topin Mentor Zhdrellës, ky i fundit gjuan zhagasi por pak centimetra jashtë portës.

17′ Kundërsulm ‘vrastar’, realizojnë mysafirët me Raboshtën.

22′ Llapi sulmon me tërë forcat. Tentoi Sebino Plaku, por gjuajtja e tij e fuqishme pritet nga Manxholli.

30′ Trysnia e Llapit për gol vazhdon ende, Mërgim Pefqeli godet traversën

35′ Behar Maliqi godet me kokë, por përsëri Manxholli ia mohon golin
59′ Sebino Plaku përsëri tetnton të shënoj, por kësaj radhe gjuan jashtë.

63′ Momenti i shumë pritur erdhi nga Enis Zabërgja. Llapi golin e gjeti pasi topi është rikthyer në këmbët e Zabërgjës, i cili fuqishëm tundi portën e Manxhollit për 1-1

71′ Labinot Osmani tenton në mënyrë akrobatike, por gjuajtja e tij pritet nga Manxholli.

79′ Enis Zabërgja, ia siguron Llapit epërsinë e parë në ndeshje dhe feston si i çmendur tek tifozët llapjanë

86′ Arbnor Ramadani me goditje të fuqishme shënon golin e tretë për Llapin

90′ Labinot Osmani vulos fitoren e Llapit me golin e tij të parë nën fanellën e Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *