Java I: Llapi – Vushtrria, të shtunën në ora 17:00

Llapi në javën e parë pret skuadrën e rikthyer në Superligë, Vushtrrinë

Podujevë, 13 gusht 2019 – Është caktuar orari për javën e parë të edicionit 2019/20 të Ipko Superligës. Llapi të shtunën më 17 gusht do jetë nikoqir i Vushtrrisë, skuadër kjo e rikthyer në Superligë këtë edicion.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ora 17:00, andaj ju ftojmë që të shtunën të jeni pranë klubit të zemrës, Llapit që ta nisim kampionatin e ri me fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *