Zyrtare: Mentor Mazrekaj vishet bardhekaltër, për dy vite do jetë pjesë e Llapit

Podujevë, 12 gusht 2019 – Sulmuesi i krahut, Mentor Mazrekaj nga dita e sotme do jetë pjesë e Llapit. Mazrekaj me bagazh të madh në futbollin kosovar dhe atë shqiptar ka përforcuar edhe më shumë radhët e Llapit.

Mentor Mazrekaj, 30 vjeç, i lindur më 08.02.1989. Futbollist me përvojë të madhe. Spikasin paraqitjet e tij me Partizanin e Shqipërisë, teksa ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Ferizajt.

Njëherit, Mentor Mazrekaj u paraqit për herë të parë në stërvitje teksa futbollistët dhe stafi i trajnerëve i dëshiruan mirëseardhje në mesin tonë!

Fotografia e K.F. Llapi
Fotografia e K.F. Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *