Llapi fiton bindshëm ndaj Ramiz Sadikut 4-1

Golashenues: Sebino Plaku 17′, Labinot Osmani 58′, Blendi Memaj 65′ & Enis Zabërgja 89′

Podujevë, 9 gusht 2019 – Ka vazhduar seria pozitive në ndeshje kontrolluese nga Llapi. Sot djelmoshat llapjanë mposhtën skuadrën nga Liga e Parë, Ramiz Sadikun me rezultat 4-1.

Serinë e golave e hapi Sebino Plaku, i cili realizoi pas një aksioni të ndërtuar mirë nga skuadra. Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, kurse ‘shpërthimin’, futbollistët e Llapit e kishin rezervuar për pjesën e dytë, ku përmes Labinot Osmanit, Blendi Memajt e Enis Zabërgjës rritën epërsinë dhe arritën fitore bindëse.

Njëherit, sot skuadra ka shkëlqyer në ndeshjet parasezonale, teksa mbi 200 shikues të pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” u ndanë të kënaqur me lojën e mirë të futbollistëve.
Fotografia e K.F. Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *