Kryetari i klubit, Beqir Batatina shtroi darkë për stafin dhe futbollistët e klubit

Podujevë, 9 gusht 2019 – Me qëllim të nisjes mbarë të edicionit të ri 2019/20 të Superligës, Kryetari i klubit, Beqir Batatina ka mbajtur takim mobilizues së bashku me stafin dhe futbollistët e skuadrës, të cilët me sukses përmbyllën një fazë të rëndësishme të përgaditjeve intensive para fillimit të edicionit të ri të garave.
Fotografia e K.F. Llapi
Kryetari, ka mbajtur një fjalim ku së pari ka përgëzuar futbollistët për angazhimin e tyre gjatë kësaj faze përgaditore si dhe stafin për punën e bërë.

“Unë si Kryetar, por edhe gjithë kryesia e klubit jemi mbrapa jush. Do iu qëndrojmë prapa në çdo sfidë. Ju jeni ata që duhet të na bëni krenar këtë edicion, sepse i gjithë qyteti dhe tifozët kanë besim në ju, së bashku do ia dalim. Na priftë e mbara djema”, ka theksuar Kryetari, Batatina.

Kapiteni i skuadrës, Mentor Zhdrella në emër të gjithë futbollistëve ka falenderuar Kryetarin dhe kryesinë e klubit për kushtet dhe mundësitë e ofruara për këtë edicion, teksa ka thënë që do bëjmë të pamundurën që të bashkuar, të ia dalim, për Llapin tonë përpara drejt përmbushjes së synimeve madhore që janë përcaktuar në fillim të edicionit.
Fotografia e K.F. Llapi

Jemi të bashkuar,
Jemi gati
Na priftë e mbara!
Fotografia e K.F. Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *