Zyrtare: Argjend Mustafa transferohet tek Llapi

Mustafa shkëput kontratën me Prishtinën për t’iu bashkuar projektit dhe rrugëtimit të Llapit
Fotografia e K.F. Llapi
Podujevë, 6 gusht 2019 – Argjend Mustafa nga sot është pjesë e Llapit. Mesfushori ofanziv, nuk ka pasur shumë dilema në përzgjedhjen e tij dhe pa hezitim ka pranuar ofertën e Llapit për edicionin e ri të Superligës.

Argjend Mustafa, 25 vjeç, i lindur më 22.10.1993 në Therandë, mesfushor ofanziv i gjatë 1.75 m. Ka përvojë në futbollin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Mustafa ka luajtur për skuadrat e Trepçës e Trepçës ’89. 
Më pas u transferua tek Skënderbeu i Korçës. Pasi përfundoi edicionin me Prishtinën me 29 paraqitje dhe dy asistime, Argjend Mustafa është i gatshëm për një aventurë të re pikërisht me Llapin drejt titullit kampion dhe daljes në Evropë.

✍️ | #Mustafa2020 ⚪️🔵
Vazhdojmë…
Fotografia e K.F. Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *