Ndeshje kontrolluese: Llapi – KEK-u 1:0

Goditjen e Elvis Prençit e ka devijuar njëri prej mbrojtësve mysafir (65′)

Podujevë, 6 gusht 2019 – Llapi dhe KEK-u kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Ndeshja u zhvillua në një mot tejet të nxehtë, gjë që ndikoi që loja në pjesën e parë nga ana e Llapit të mos jetë edhe aq e rrjedhshme dhe me raste të volitshme. Në pjesën e dytë, Llapi realizoi golin pas disa tentimeve. Elvis Prençi gjuajti, kurse gjuajtjen e tij e devijoi njëri prej mbrojtësve mysafir.
Më pas Llapi pati rast edhe me Arbnor Ramadanin, goditja e të cilit përfundoi mbi portë.

Formacioni startues i Llapit
Bledar Hajdini – Senad Husic, Xhelil Abdulla, Elvis Prençi, Benjamin Emini – Behar Maliqi, Blendi Memaj, Enis Zabërgja, Kastriot Selmani – Sebino Plaku, Labinot Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *