REAGIM NDAJ PORTALEVE DHE FAQEVE TË FUTBOLLIT KOSOVAR NË FACEBOOK

Është hera e fundit që reagojmë ndaj dezinformatave dhe gënjeshtrave të shpikura nga portalet dhe faqet e sportit në rrjetet sociale

Çdo lajm që nuk sigurohet nga zyrtarët e klubit do jetë i jashtëligjshëm për Llapin, do ngrisim padi ndaj çdo artikulli që nuk posedon lajm të vërtetë

Podujevë, 29 korrik 2019 – Në kohën kur skuadra është më e bashkuar se kurrë dhe atmosfera brenda klubit është në nivelin më të lartë, është e pamundshme që dikush për interesa të caktuara të dal dhe të shpërndaj dezinformata kinse futbollisti i cili është pjesë e rëndësishme e klubit, sulmuesi Sebino Plaku ka kërkuar largimin nga Llapi përshkak të parave.

Portale dhe ju faqe të sportit për Llapin tashmë e 6 vite nuk qëndron problem paraja, klubi qëndron stabil në Superligë dhe deri më tani klubi nuk i ka askujt obligime financiare. Është gënjeshtër e madhe që të shkruhet në atë mënyrë veç se sulmuesi Plaku nuk është paraqitur në dy ndeshjet miqësore ndaj Onixit dhe Dardanës i cili është duke u rikuperuar që të jetë gati për kampionat.

Pra, tash e tutje çdo informacion i cili si burim nuk posedon dikë nga zyrtarët e klubit do cilësohet i jashtëligjshëm teksa kemi marrur vendim që të mos mirremi më me gënjeshtra, do ngrisim padi ndaj tyre dhe do përballemi në organet kompetente të drejtësisë.

Zyra për informim dhe media e KF Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *