NJOFTIM PËR PËRGADITJET E EDICIONIT 2019/20

Zyrtarisht stërvitjet e KF Llapit për edicionin 2019/20 fillojnë më 05/07/2019. Arsyeja e nisjes më 5 korrik janë pushimet, pasi edhe procesi i mësimit u zgjat dhe ne kemi konsideratë për lojtarët që shkojnë me familje në pushime.

Në ora 16:00 do të jetë grumbullimi i parë dhe do të njoftohen lojtarët me planprogramin e sezonit vjeshtor 2019/20 ku do të prezantohen edhe lojtarët e ri të ardhur tek skuadra e Llapit, njëherit do të njoftohen me ambientin, dhe stafin drejtues kurse në ora 18:00 do mbahet seanca e parë stërvitore në stadiumin ” Zahir Pajaziti”, Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *