ZYRTARE: Arrihet marrëveshja me Behar Maliqin, mesfushori do jetë pjesë e Llapit edhe për 1 vit

Podujevë, 1 qershor 2019 – Llapi po vazhdon bashkëpunimin me futbollistët që ishin pesha kryesore e skuadrës, kësisoji rrugën e besnikërisë dhe vazhdimin e kontratës edhe për 1 vit e ka bërë edhe mesfushori defanziv, Behar Maliqi.

Behar Maliqi në edicionin që e përmbyllëm ka pasur 28 paraqitje(të gjitha titullar) me Llapin, ka realizuar 4 gola dhe ka asistuar 1 herë.

#Maliqi2020⚪️?
Vazhdojmë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *