Java XXX: Llapi – Trepça ’89

Me përkrahjen e madhe, futbollistët kërkojnë fitore dhe të shfrytëzojnë mundësinë të barazohen me pikë me vendin e dytë(Prishtina ka barazuar 1-1 me Dritën)

Podujevë, 4 maj 2019 – Si asnjëherë më parë, Llapi ka në dorë fatin e vet për titullin e parë kampion të Superligës. Por ashtu siç i kanë marrur ndeshjet një nga një dhe pa presion, futbollistët duhet që serinë pozitive prej shtatë ndeshjeve pa humbje ta vazhdojnë edhe ndaj rivalit nga Mitrovica, Trepçës ’89. Në dy takimet e zhvilluara të këtij edicioni, Llapi ka barazuar në Mitrovicë (1-1) dhe ka fituar në Podujevë (3-1).

Skuadra pritet të jetë e kompletuar për këtë takim dhe pa mungesa andaj synim i skuadrës është mbajtja e tre pikëve në shtëpi.

Java XXX:

Llapi – Trepça ’89

E diele, 5 maj – ora 16:00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Shpëtim Murtezi
Statistikat:

Saherë janë takuar Llapi e Trepça ’89, ndeshjet kanë prodhuar rivalitet dhe lojë të mirë me gola të shënuara. Por duke ditur synimin që ka këtë edicion skuadra jonë nuk pret të zhvilloj ndeshje të mirë për sy, pasi dihet se opsion i vetëm nga ndeshjet në vazhdim (4 gjithsejt) janë fitoret. Llapi me përkrahjen e madhe që pret në këtë ndeshje do hyj e motivuar që të fitoj ndaj mitrovicasve dhe me relaks ta pret duelin e javës XXXI ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Nga edicioni 2015/16 kur Llapi është pjesë e elitës së futbollit kosovar, dy skuadrat janë takuar 13 herë përfshirë edhe ndeshjet e Digitalb Kupës. Nga këto takime, Llapit i takojnë 4 fitore, Trepçës ’89 i takojnë 5 fitore, kurse 4 ndeshje janë mbyllur me barazim.

Përballjet e zhvilluara, rezultatet dhe golashenuesit e tyre:

2015/16: Llapi – Trepça ’89 1-2 E. Zabërgja 30′ – P. Hajdini 11′, M. Pefqeli 45′
Trepça ’89 – Llapi 1-2 D. Mustafa 25′ – I. Blakçori 30′, A. Mavriqi 45′
Llapi – Trepça ’89 1-1 D. Jashari 88′ – B. Kurtishaj 90′

2016/17: Trepça ’89 – Llapi 3-0 F. Hasani 28′, F. Hajdari 48′ e 70′
Llapi – Trepça ’89 2-0 B. Hyseni 79′ e 90′
Trepça ’89 – Llapi 8-1 A. Potoku 17′, O. John 25′, 48′ e 55′, F. Hasani 68′ e 78′, H. Hyseni 70′, F. Hajdari 90′ – E. Zeqiri 33′

2017/18: Trepça ’89 – Llapi 3-1 O. John 24′ e 58′ – F. Berbatovci 45′
Llapi – Trepça ’89 0-0
Llapi – Trepça ’89 3-3 Mirlind Daku 27′, Hamdi Namani 58′ e 90′ – Otto John 6′, 44′, 90′
Kupa, Rrethi i Katërt: Trepça ’89 – Llapi 0-2 M. Daku 86′, I. Blakçori 90+

2018/19: Trepça ’89 – Llapi 1-1 Blagoj Gucev 16′ – Festim Alidema 26′
Kupa, 1/16: Trepça ’89 – Llapi 2-0 Djibril Diwara 18′, Muharrem Jashari 90’+

Llapi – Trepça ’89 3-1 Valmir Veliu 7′, Ahmed Januzi 32′, Festim Alidema 90′ – Gëzim Rusi 19′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *