Java XXII: Llapi – Trepça ’89 3-1

Llapi e ka gjetur fitoren e tretë radhazi, falë tre golashenuesve të ndryshëm
Podujevë, 9 mars 2019 – Valmir Veliu, Ahmed Januzi dhe Festim Alidema. Të tre emrat e sulmit të Llapit kanë shënuar nga një gol për tre pikë. Llapi e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të pastër 3-1, në praninë e 2000 shikuesve, duke vazhduar me ritmin e fitoreve në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të ndeshjeve.

Momentalisht, Llapi pozicionohet i dyti në tabelë me një ndeshje më shumë të zhvilluar duke grumbulluar 47 pikë. Alidema ka gjetur golin e 9-të, Januzi ka arritur në kuotën e 5 golave përderisa Veliu ka shënuar të parin në kampionat.
Java XXII

Llapi – Trepça ’89 3-1

Golashenues: Valmir Veliu 7′, Ahmed Januzi 33′ & Festim Alidema 91′ (Llapi) – Gëzim Rusi 20′ (Trepça ’89)

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”

Shikues: 2000

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati

Llapi: 12. Eglant Haxho – 18. Ilir Blakçori, 5. Elvis Prençi, 4. Bujar Idrizi, 8. Benjamin Emini – 16. Hamdi Namani/C/, 20. Behar Maliqi, 7. Mentor Zhdrella(10. Edon Zeqiri), 77. Valmir Veliu, 25. Remzifaik Selmani(97. Festim Alidema), 27. Ahmed Januzi(11. Miran Maksuti). Kryetrajner: Xhengis Rexhepi

Trepça ’89: 1. Arben Beqiri – 21. Arbër Pira, 4. Richard Asare, 6. Albert Kaqiku, 8. Orgest Gava – 22. Ergis Mersini, 25. Engjull Hoti, 16. Lassine Traore – 29. Renato Hyshmeri, 11. Gëzim Rusi, 17. Djibril Diawara. Kryetrajner: Sabit Osmani
Komenti:

Llapi ka vazhduar me fitore. Edhe përkundër lodhjes së futbollistëve ku për 7 ditë kanë zhvilluar 3 ndeshje, fitorja u arrit me shumë angazhim. Llapi e nisi më mirë ndeshjen ku pas shtatë minutash lojë, i riu Valmir Veliu pas tentimit të dytë kalon Llapin në epërsi. Një pakujdesi në mbrojtje, i kushton Llapit me gol. Renato Hyshmeri harkoi në zonë, kurse Gëzim Rusi barazoi shifrat në 1-1. Llapi pas golit të pësuar e kërkoi golin e epërsisë ku pas disa tentimeve edhe e gjeti. Ahmed Januzi realizoi për 2-1 pas një tollovie në mbrojtjen e mysafirëve (33′). Me këto shifra edhe u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte në të mirë të mysafirëve të cilët fituan penallti në minutën e 53-të por Diawara goditi traversën. Llapi pati rast edhe njëherë me Veliun i cili goditi me kokë pas kthimit të topit nga goditja e Maksutit, por mbi portë. Golin e fundit në ndeshje dhe të fitores për Llapin e realizoj Festim Alidema i cili me një goditje të saktë mposhti portierin Beqiri për herë të tretë në ndeshje.

Kronika:

7′ GOOL! Valmir Veliu (Llap) pas dy tentimeve e dërgon topin në rrjetë për 1-0.
18′ Djibril Diwara (T’89) gjuan nga largësia, por pret ‘gardiani’ Englant Haxho.

20′ Goool. Gëzim Rusi (T’89) gjuan me të parën pas harkimit të Renato Hyshmerit dhe dërgon topin drejt rrjetës për 1-1.

30′ Gëzim Rusi (T’89) gjuan afër zonës, por vetëm mbi portë.

32′ GOOL! Ahmed Januzi (Llap) përfiton nga një gabim i mbrojtjes udhëtuese dhe realizon në tollovinë brenda zonës dhe dërgon topin në rrjetë për 2-1.
40′ Renato Hyshmeri (T’89) arrinë të realizojë nga afërsia, por gjyqtari kryesor Besfort Kosumi akordon goditje dënimi në favor të ‘gardianit’ Englant Haxho.

45+2′ Elvis Prençi (Llap) gjuan me kokë nga afërsia, por mbi portë.
48′ Valmir Veliu (Llap) nuk arrinë të përfundon me sukses aksionin, pasi që goditjen e tij e pret Arben Beqiri.

52′ Penalti për Trepçën ’89: Behar Maliqi prek topin me dorë brenda zonës dhe gjyqtari kryesor Besfort Kosumi akordon penalti për mysafirët.

53′ Djibril Diawara (T’89) godet traversën nga penaltia dhe dështon nga mundësia për ta barazuar rezultatin.

84′ Edon Zeqiri (Llap) humbet një rast shumë të mirë, goditjen e tij e bllokon Elton Basriu.
90+1′ GOOL! Festim Alidema (Llap) pas një solo aksioni me ndihmën e pingules e gjen rrjetën për 3-1.

Deklaruan:

Xhengis Rexhepi, kryetrajner i Llapit: “E kemi ditur që na pret një ndeshje e vështirë. 89-shi ka qenë kampion dhe di të organizohet për këto ndeshje. Në disa momente luajtëm mirë, në disa jo. Në disa momente ne e kontrolluam ndeshjen, në disa momente ata. Është e vështirë të bëjmë paraqitje të mira në të gjitha ndeshjet, sepse ndjejmë lodhje dhe kjo është normale. Për mua e rëndësishme është që nuk lëshuam pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, u shpreh Rexhepi pas ndeshjes.
Sabit Osmani, kryetrajner i Trepçës ’89: “Bëmë gabimet të cilat assesi nuk duhet ti bënim. Mirëpo duhet përmendur edhe një fakt minuta e 43-të, ku po na anulohet një gol i pastër njëkohësisht edhe goli nga ofsajdi i Lirisë, unë nuk po mundem mi kuptu referët, le të është çështje e Federatës, duhet me qenë pak më sy-çelur në disa gjëra dhe nuk duhet të gabojnë. Besoj që kualitetin e kemi por duhet të punojmë shumë psiqikisht me lojtarët tanë”, deklaroi Osmani pas ndeshjes.

Raporti dhe fotografitë: Petrit Miftari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *