Java XXI: Gjilani – Llapi 0-1

Goli i Elvis Prençit (80′) pati vlerën e tre pikëve të mëdha!
Gjilan, 6 mars 2019 – Llapi ka arritur fitoren e dytë rreshtë dhe të tretën në edicionin pranveror duke mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 0-1. ‘Trysnia’ e vazhdueshme e djelmoshave tanë rezultoj me fitore, ani pse Gjilani luajti mirë dhe pati disa raste të mira për shënim.

Me këtë fitore, Llapi mbetet në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Prishtinën (44 pikë) dhe 5 më pak se vendi i parë Feronikeli (49 pikë)
Java XXI:

Gjilani – Llapi 0-1

Golashenues: Elvis Prençi 80′

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Shikues: rreth 200

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Vigan Ibërdemaj

Gjilani: 30. Kenan Haxhihamza – 4. Ylber Kastrati, 17. Vilson Lila, 6. Endrien Magani, 33. Fisnik Papuçi – 22. Jefferson Lopes, 25. Kushtrim Shabani, 15. Keita Aziz – 11. Fiton Hajdari, 27. Vilfor Hysa, 13. Keita Razak. Kryetrajner: Alban Hyseni

Llapi: 12. Eglant Haxho – 18. Ilir Blakçori, 5. Elvis Prençi, 14. Egzon Sinani, 4. Bujar Idrizi – 16. Hamdi Namani, 20. Behar Maliqi, 7. Mentor Zhdrella, 11. Miran Maksuti, 97. Festim Alidema – 27. Ahmed Januzi. Kryetrajner: Xhengis Rexhepi.
Komenti:

Shumë kush ka pritur lojë më cilësore dhe me duele e raste por ndeshja e sotme e zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Llapit është mbyllur me rezultat minimal 0-1 për Llapin. Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë ku skuadrat ishin të përqendruara në mesfushë dhe rastin e vetëm të mirë në këtë pjesë e pati Behar Maliqi në minutën e 44-të, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga portieri vendas Haxhihamza.
Pjesën e dytë, djelmoshat e Xhengis Rexhepit filluan ta atakonin portën vendase. Së pari tentoi Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë, por topi u devijua në këndore e më pas rrezikoi edhe përmes Valmir Veliut por pa sukses. Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Elvis Prençi në minutën e 80-të, pas një aksioni të ndërtuar nga dyshja Zhdrella-Maliqi me këtë të fundit që asistoi për golin e fitores.
Deklaruan:

Alban Hyseni, kryetrajner i Gjilanit: “Patëm shumë më shumë se kundërshtari nga loja. Krijuam shumë dhe tentuam vazhdimisht, por u ndëshkuam nga një pakujdesi në fundin e ndeshjes. Përballë kishim një kundërshtarë të fortë, ndaj të cilit mendoj se krijuam një lojë shumë të fortë, por që në fund nuk patëm rezultat si faktor i mos konkretizimit të rasteve. Dy pikë në katër ndeshje janë shumë pak për Gjilanin. Ne do të punojmë për të mbledhur sa më shumë pikë, pasi që çdo pikë është e vlefshme. Ne nuk do të shkojmë për tu dorëzuar ndaj Feronikelit, do të shkojmë për të bërë më të mirën e mundshme dhe për tu kthyer me rezultat pozitiv”, ka përfunduar Hyseni.

Xhengis Rexhepi, kryetrajner i Llapit: “I lumtur jashtëzakonisht shumë me këtë fitore, pasi që na ndihmon të ruajmë vazhdimësinë. E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që kemi shpenzuar shumë energji në duelin ndaj Prishtinës, ndaj u kam kërkuar futbollistëve që të shfaqin seriozitet maksimal dhe disiplinë taktike. Kemi patur edhe mundësi të tjera për të realizuar, por shënuam vetëm një herë dhe mjaftoi për ta fituar ndeshjen. Kjo si pasojë e ekipit tejet kualitativ që ka Llapit, pasi që mund të mbyll ndeshjen edhe me një gol, por edhe më shumë. Janë ende edhe 12-të ndeshje deri në fund dhe do të jetë luftë shumë e fortë”, përfundoi Rexhepi.
Raporti dhe fotografitë: Petrit Miftari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *