Java XIX: Feronikeli – Llapi 2-0

Nga dy gabime në defanzivë skuadra pëson humbje në derbin ndaj Feronikelit
Drenas, 24 shkurt 2019 – Derbi i javës së XIX-të në Superligë ka përfunduar me fitoren e Feronikelit me rezultat 2-0. Llapi pësoi dy gola në të dy pjesët për të marrur humbjen e 5-të kampionale. Në ndeshjen e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”, Llapi edhe pse luajti më mirë tërë kohën nuk arriti të krijoi asnjë rast të rrezikshëm shënimi e Feronikeli shfrytëzoj dy gabime tona në mbrojtje për të fituar ndeshjen. Llapit nuk i mungoj përkrahja, rreth 200 “Legjenda” dhe shikues llapjanë ishin të pranishëm në Drenas dhe përkrahën skuadrën pa rreshtur në një mot tejet të ftohtë sot.

Pas derbit të sotëm, Llapi në fundjavë do luaj përsëri ndeshje të rëndësishme ndaj rivalit, Prishtinës në Podujevë.
Java XIX

Feronikeli – Llapi 2-0

Golashenues: Mendurim Hoti 30′ & Astrit Fazliu 92′

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Shikues: rreth 1500

Feronikeli: 12. Florian Smakiqi – 99. Yll Hoxha, 33. Arbër Prekazi, 5. Lapidar Lladrovci /C/, 21. Përparim Islami – 4. Albert Dabiqaj, 16. Albutrint Morina, 11. Jean Da Silva – 10. Astrit Fazliu, 7. Mendurim Hoti, 24. Kastriot Rexha. Kryetrajner: Zekirja Ramadani

Llapi: 13. Afrim Ademi – 2. Rron Statovci(8. Benjamin Emini), 4. Bujar Idrizi, 5. Elvis Prençi, 18. Ilir Blakçori – 16. Hamdi Namani /C/, 20. Behar Maliqi(17. Arbnor Ramadani), 7. Mentor Zhdrella – 25. Remzifaik Selmani(11. Miran Maksuti), 27. Ahmed Januzi.
Komenti:

Llapi si çdo ndeshje paraprake edhe derbin me Feronikelin e mori seriozisht dhe me plotë qetësi. Deri tek pësimi i golit të parë, Llapi luajti jashtëzakonisht mirë dhe po e mbante Feronikelin në pjesë fushën e vetë. Por, pësimi i golit të parë ndryshoi gjërat. Llapi edhe pse po dominonte takimin e kishte të vështirë krijimin e rasteve ani pse tentoi dy herë me Behar Maliqin nga largësia, Mentor Zhdrella u pengua në zonë por gjyqtari Çaka lejoi të vazhdonte ndeshja. E në pjesën e dytë vendasit u kthyen prapa dhe mbrojtën rezultatin, Llapi e kishte posedimin por jo edhe rastet. Feronikeli realizoi edhe golin e dytë në minutat shtesë përmes Fazliut, kurse vlenë të cekët se i inkuadruari në pjesën e dytë tek Llapi, Miran Maksuti u desht të lëshoj fushën përshkak të lëndimit në minutën e 80-të kur skuadra kishte kryer të gjitha zëvendësimet.

Kronika:

12′ Mentor Zhdrella (Llap) pengohet brenda zonës nga Yll Hoxha, por gjyqtari kryesor Dardan Çaka lejon që ndeshja të vazhdon.

20′ Ilir Blakçori (Llap) provon goditjen nga distanca, por pret me mund ‘gardiani’ Florian Smakiqi.

30′ GOL! Mendurim Hoti (Fer) shfrytëzon një harkim të Carioca Da Silvas dhe me saktësi e dërgon topin drejt rrjetës për 1-0.

45+3′ Kastriot Rexha (Fer) gjuan me kokë, por pret ‘gardiani’ Afrim Ademi.

55′ Mentor Zhdrella (Llap) gjuan me të djathtën nga largësia, por pret ‘gardiani’ Florian Smakiqi.
90′ GOL! Astrit Fazliu (Fer) realizon për 2-0.

Deklaruan:

Xhengis Rexhepi, kryetrajner i Llapit: “Ia uroj fitoren Feronikelit, por rezultati nuk e tregon epilogun e ndeshjes, ekipi më i mirë në fushë ishte Llapi. Feronikeli tërë kohën është mbrojtur, kemi humbur ndeshjen me gabimet tona. Nuk e kemi merituar këtë humbje, por kampionati është i gjatë dhe jeta vazhdon. Ne do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje”, deklaroi Rexhepi për Supersport.

Zekirija Ramadani, kryetrajner i Llapit: “Një fitore e vlefshme, por nuk ka përfunduar asgjë. I urojë futbollistët për lojën e treguar dhe tifozët që në përkrahën tërë ndeshjen.  Megjithatë, Llapi zhvilloi një ndeshje më të mirë sot”, deklaroi Ramadani për Supersport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *