Java XVIII: KEK-u – Llapi 0-3

Bardhekaltërit dominuan takimin dhe me meritë arkëtuan tre pikët e para në pranverë!

Kastriot, 15 shkurt 2019 – Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot ndërmjet KEK-ut dhe Llapit, skuadra llapjane ka shënuar fitore të vlefshme me rezultat 0-3. Dy gola në pjesën e parë, i Zhdrellës dhe i Namanit dhe një i Ramadanit në pjesën e dytë ishin të rezervuara për fitoren e merituar dhe tre pikët e para në edicionin pranveror.

Përveç tre golave, sot Llapi ka dominuar tërë takimin dhe ishte larg më i mirë se kundërshtari i cili nuk rrezikoj asnjëherë portën e “gardianit” Ademi.

Java XVIII

KEK-u – Llapi 0-3

Golashenues: Mentor Zhdrella (pen) 37′, Hamdi Namani 45′ dhe Arbnor Ramadani 89′

Stadiumi “Agron Rama” në Kastriot

Shikues: 200

KEK-u: 1. Drin Hodaj – 4. Valmir Kutllovci, 21. Fatlum Lleshi, 23. Amir Prishtina, 20. Gzim Berisha – 77. Egzon Qerimi, 10. Besart Dushi, 9. Torvioll Stullqaku, 7. Isa Eminhaziri, 18. Pleurat Hajdini. Kryetrajner: Alban Dragusha

Llapi: 13. Afrim Ademi – 2. Rron Statovci(14. Egzon Sinani – 67′), 4. Bujar Idrizi, 5. Elvis Prençi, 18. Ilir Blakçori – 16. Hamdi Namani, 20. Behar Maliqi, 7. Mentor Zhdrella, 25. Remzifaik Selmani(11. Miran Maksuti – 70′), 97. Festim Alidema(17. Arbnor Ramadani – 78′) – 27. Ahmed Januzi. Kryetrajner: Xhengis Rexhepi

Komenti:

Skuadra sot kreu detyrën me sukses duke arritur fitore të lehtë përball Kek-ut vendas. Por edhe përkundër se kundërshtari i sotëm nuk ishte i nivelit tonë, djelmoshat u angazhuan maksimalisht dhe me tre gola vulosën fitoren. Llapi e nisi ndeshjen me dominim ku edhe qëlloi shtyllën me Idrizin, provoi edhe Alidema nga distanca ku priti Hodaj përderisa Zhdrella realizoi nga penalltina për 0-1. Më pas në fund të pjesës së parë Namani realizoi golin e dytë e të qetësisë për Llapin me të majtën. Me këto shifra u mbyll pjesa e parë ku vendasit pas përjashtimit me kartonë të kuq të Stullqakut pasi goditi Zhdrellën me bërryll nuk rrezikuan asnjëherë portën mysafire. Në pjesën e dytë Llapi po e ruante epërsinë por krijoi edhe disa raste për shënim, përderisa Ramadani i inkuadruar në pjesën e dytë e kaloi edhe portierin dhe shënoi për epilogun final të ndeshjes, KEK-u – Llapi 0-3.

Deklaroi:

Xhengis Rexhepi, kryetrajner i Llapit: “Duke e patur parasysh që KEK-u nuk është ai që ishte edicionin e kaluar, ne u përgatitëm mirë dhe pa ndonjë problem e përfundaum ndeshjen. E kishim lojën nën kontrollë gjatë 90 minutave dhe kundërshtari nuk na rrezikoi për asnjë moment”, deklaroi Rexhepi për SuperSport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *