Java XVIII: KEK-u – Llapi

Bardhekaltërit maksimalisht të përqendruar – me përkrahjen e “Legjendave” kërkojnë fitore ndaj KEK-ut

Podujevë, 14 shkurt 2019 – Nesër në ora 13:30 në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, skuadra e Llapit do filloj misionin drejt titullit kampion ku do takohet me skuadrën e fundit në tabelë, KEK-un. Por pa marrë parasysh pozitën tabelare të skuadrës së KEK-ut, Llapi nuk do ta nënçmoj aspak kundërshtarin dhe në këtë ndeshje nevojitet maksimalisht përqendrim, angazhim e disiplinë për të korrur fitore.

Motiv të madh nesër djelmoshat e Llapit do ta kenë edhe përkrahjen e tifozerisë “Legjendat” të cilët në mënyrë të organizuar do ta përkrahin skuadrën e zemrës drejt fitores.

Java XVIII:

KEK-u – Llapi

E premte, ora 13:30 – Stadiumi “Agron Rama”, Kastriot

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Meriton Berisha, Fatlum Jashari, Alban Shala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *