Zyrtare: Rron Statovci rikthehet tek Llapi

Podujevë, 6 janar 2019 – Llapi ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin e krahut të djathtë i cili luan edhe si mbrojtës i majtë, Rron Statovci i cili së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. Llapi ka arritur marrëveshje që Rroni të jetë pjesë e klubit me kontratë për 2 vite e gjysmë.

Rron Statovci, 21 vjeç, i gjatë 1.76m dhe i lindur më 18.01.1997 në Prishtinë është rikthyer për herë të dytë tek Llapi. Pozitat që ai luan janë mbrojtës i djathtë dhe i majtë. Më parë Rroni ishte pjesë e 2 Korrikut, Vllaznisë, Flamurtarit e së fundmi Partizanit të Tiranës.

Pas prezantimit si futbollist i Llapit, Rroni u paraqit për herë të parë në stërvitje me grupin tjetër të futbollistëve të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *