Zyrtare: Elvis Prençi, futbollisti i dytë me radhë që i bashkangjitet Llapit

Podujevë, 5 janar 2019 – Qendërmbrojtësi nga Peshkopia, Elvis Prençi gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje me skuadrën e Llapit dhe në këtë edicion do veshë fanellën bardhekaltër.

Elvis Prençi, 25 vjeç i lindur më 26.06.1993, i gjatë 1.89 m luan si qendërmbrojtës dhe nga sot është pjesë e Llapit. Prençi ka luajtur më parë për Kukësin, Partizanin e Tiranës, Teutë, Korabin e Peshkopisë dhe së fundmi për Lushnjën. Poashtu ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *