Futbollisti llapjan i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha viziton në darkë skuadrën e Llapit

Podujevë, 4 janar 2019 – Futbollisti llapjan që është pjesë e Lazios dhe Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha gjatë qëndrimit të tij në vendlindje ka gjetur kohë dhe ka nderuar në vizitë klubin nga vendlindja e tij, Llapin.

Valoni me vizitën e tij në darkën e përbashkët para fillimit të përgaditjeve për edicionin pranveror ishte motivuesi kryesor që Llapi të jetë kandidat potencial për titullin e kampion, e ku Valoni tha se në rast shpalljeje të Llapit kampion do i gëzohej dhe do ishte një arritje e madhe për gjithë qytetin llapjan.

Ai u prit ngrohtësisht nga anëtarët e kryesisë dhe nga futbollistët e skuadrës, teksa për kontributin e tij për futbollin kosovar, Drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina e nderoi me mirënjohje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *