KF Llapi morri pjesë në Zgjedhjen e Sportistit të Vitit 2018 të Podujevës

Podujevë, 27 dhjetor 2018 – Komuna e Podujevës si çdo vit paraprak mbajti edicionin manifestues Sportisti i Vitit 2018. KF Llapi ishte pjesëmarrës i këtij manifestimi ku edhe u ndanë çmime për më të dalluarit e këtij viti.

Kapiteni i Llapit, Hamdi Namani u zgjodh Sportisti i tretë më i mirë i vitit 2018, Bujar Idrizi e Mentor Zhdrella ndajtën çmimin e vendit të katërt e të tjerët si vijojnë

1. Në donatorët e vitit 2018 u radhit NNSH Batatina
2. Vendi i tretë, Hamdi Namani
3. Vendi i katërt, Bujar Idrizi dhe Mentor Zhdrella
4. Sportisti shpresë për vitin 2018 Hjdin Salihu
5. Të dalluarit e vitit 2018 Nderim Hasani dhe Diar Vokrri

KF Llapi në shenjë falenderimi për kontributin e Presidentit të ndjerë të FFK-së, ndau mirënjohje ku e pranoi djali i Presidentit, Gramoz Vokrri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *