Llapi me golin e vetëm të Namanit e mbyll edicionin vjeshtor me fitore
Podujevë, 1 dhjetor 2018 – Llapi shënon fitore minimale ndaj Lirisë me rezultat 1-0. Golin e vetëm që pati vlerën e tre pikëve e realizoj kapiteni Hamdi Namani në minutën e 31-të. Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante nga të dy skuadrat ku si rrjedhojë u organizuan shumë raste për shënim por u realizua vetëm një nga to.
Me këtë fitore Llapi përforcon vendin e tretë në klasifikim me 35 pikë, me 11 fitore 2 barazime e 4 humbje.
Java XVII
Llapi – Liria 1-0
Golashenues: Hamdi Namani 31′
Stadiumi “Zahir Pajaziti”
Shikues: 700
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Meriton Berisha, Safet Berisha, Shpëtim Murtezi
Llapi: 13. Afrim Ademi – 4. Bujar Idrizi, 14. Egzon Sinani, 5. Dardan Jashari, 18. Ilir Blakçori – 6. Kushtrim Shabani(23. Ardian Hoti – 63′), 20. Behar Maliqi, 16. Hamdi Namani /C/ – 97. Festim Alidema(77. Valmir Veliu – 75′), 8. Benjamin Emini, 11. Fiton Hajdari(10. Edon Zeqiri – 89′). Kryetrajner: Bekim Shotani
Liria: 12. Flamur Gashi – 4. Ragip Thaçi, 13. Ibrahim Walidjo, 5. Florian Daci, 22. Robert Gjeraj /C/ – 7. Albin Memaj, 24. Ilir Mustafa, 17. Blendi Memaj – 10. Liridon Fetahaj, 16. Gentijan Binishi, 19. Fatih Karahoda. Kryetrajner: Vicenz Alberto.
Komenti:
Ndeshja e sotme e luajtur para 700 shikuesve në një mot goxha të ftohtë solli futboll tejet atraktiv për shikuesit. Të dy skuadrat patën raste të volitshme për shënim, teksa një prej tyre e shfrytëzoi Llapi i cili shënoi përmes Namanit i cili u asistua nga Alidema. Në këtë pjesë lojë, Llapit iu anuluan dy gola me pretekstin e pozitës jashtë loje.
Në pjesën e dytë u luajt futboll më i hapur si rrjedhojë edhe kishte më shumë raste. Llapi tentonte nga kundërsulmet të shënonte golin e qetësisë, ndërsa Liria të barazonte rezultatin. Rastin më të mirë e pati Alidema i vendasve por gjuajtja e tij u ndal nga traversa.
Kronika:
6′ Rast i mirë për Lirinë. Blendi Memaj asiston për Fatih Karahodën, i cili i papenguar gjuan jashtë
7′ Tjetër rast për Lirinë, Liridon Fetahaj gjuan mbi portë
20′ Liria po tregohet e rrezikshme, kësaj radhe me Ilir Mustafën, goditja e të cilit devijohet në këndore
21′ Depërtim i Benjamin Eminit të Llapit, reagon mirë portieri mysafir, Flamur Gashi
26′ Behar Maliqi në rast të mirë, mirëpo nuk qëllon cakun
31′ Goool… Llapi kalon në epërsi me golin e kapitenit Hamdi Namani pas asistimit të Festim Alidemës
38′ Blendi Memaj provon goditjen nga gjuajtja e lirë, por fati nuk është me të
39′ Blendi Memaj sërish i pafat, tërthorsja ia mohon golin pas një aksioni fantastik
60′ Festim Alidema i Llapit ‘trondit’ tranzverzalen e portierit Gashi
71′ Bujar Idrizi nga gjuajtja e lirë tenton golin, atë ia mohon portieri Gashi
79′ Rast ideal për Lirinë me Fetahajn që doli i vetëm me portierin Ademi, teksa ky i fundit shpëton ekipin e tij
89′ Bujar Idrizi provon me kokë, por gjuan jashtë