Java XVII: Llapi – Liria

Në ndeshjen e fundit për edicionin vjeshtor, Llapi e Liria takohen për të 16-tën herë

Podujevë, 30 nëntor 2018 – Nesër në ditën e parë të dhjetorit dhe në ndeshjen e fundit të edicionit vjeshtor Llapi do jetë nikoqir i Lirisë në ndeshjen e javës së 17-të e cila zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00.

Në takimet e luajtura nga viti 2013, Llapi ka bilanc mjaft pozitiv me gjithsejt nëntë fitore, kurse të dhjetën pritet ta fitoj nesër për ta përmbyllur edicionin vjeshtor në pozitën e tretë

Java XVII

Llapi – Liria

E shtune, 1 dhjetor – ora 13:00

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Meriton Berisha, Safet Berisha, Shpëtim Murtezi

Statistikat:

Rivalët e vjetër zhvillojnë përballjen e 16-të zyrtare nga viti 2013. Bilanci pozitiv i takon Llapit që ka fituar nëntë ndeshje, një ndeshje ka barazuar ndërsa pesë tjera i ka humbur.

Llapi dhe Liria në kuadër të Superligës janë takuar 10 herë. Llapi ka fituar 6 takime, 3 takime i ka fituar Liria, ndërsa një herë janë ndarë baras.

Ndërsa në kuadër të Kupës janë takuar vetëm një herë në kuadër të Çerekfinales ku triumfoj Llapi pas vazhdimeve 4-3.

Përballjet dhe rezultatet e tyre:
2013/14:
Llapi – Liria 2:1

Liria – Llapi 3:1

2014/15:
Llapi – Liria 2:1

Liria – Llapi 0:2

2015/16:
Liria – Llapi 5:2
Llapi – Liria 1:0

Liria – Llapi 3:2

2016/17:
Llapi – Liria 2:0
Liria – Llapi 0:0
Llapi – Liria 3:3 (4:3) pas vazhdimeve
Llapi – Liria 2:0

2017/18:
Liria – Llapi 3:0
Llapi – Liria 0:2

2018/19:
Liria – Llapi 2:3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *