1/16 e Kupës: Trepça ’89 – Llapi 2-0

Llapi është eleminuar nga Kupa me dy gola të pësuar në të dy pjesët!

Mitrovicë, 28 nëntor 2018 – Në një mot të ftohtë të qytetit të Mitrovicës, Trepça ’89 ka arritur ta mposhtë skuadrën e Llapit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/16 të Digitalb Kupës. Llapjanët pësuan dy gola në të dy pjesët për t’u kthyer nga Mitrovica të dëshpëruar pasi ishin totalisht dominant ndaj një skuadre si Trepça ’89 e cila sot kishte vendosur të luante rolin e aktorit duke ndërprerë lojën me shtrirje të shumta të cilat vononin pothuajse dy-tre minuta.

Diawara dhe Jashari i dhanë fitoren mitrovicasve, kurse Llapi e dominoi të gjithë pjesën e dytë duke humbur shumë raste, një prej tyre të Veliut i cili me portë të zbrazët gjuajti në lojtarin e ’89’shit, kurse Llapi e mbylli lojën me një lojtar më pak pasi Dardan Çaka përjashtoi kapitenin Hamdi Namani nga loja.

1/16 e Digitalb Kupës:

Trepça ’89 – Llapi 2-0

Golashenues: Djibril Diwara 18′, Muharrem Jashari 90’+

Stadiumi: “Riza Lushta”

Shikues: rreth 150

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Ilir Mehmeti

Trepça ’89: 1. Arben Beqiri – 21. Arbër Pira, 5. Elton Basri /C/, 4. Richard Asare, 22. Ergis Mersini – 15. Muharrem Jashari, 16. Blagoj Gucev, 8. Orges Gava – 11. Gëzim Rusi, 29. Renato Hyshmeri, 17. Djibril Diwara. Kryetrajner: Sabit Osmani

Llapi: 13. Afrim Ademi – 4. Bujar Idrizi, 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani, 8. Benjamin Emini – 20. Behar Maliqi, 16. Hamdi Namani /C/, 17. Arbnor Ramadani(95. Alban Rexhepi) – 11. Fiton Hajdari, 97. Festim Alidema, 22. Shend Kelmendi(77. Valmir Veliu). Kryetrajner: Bekim Shotani

Komenti:

Trepça ’89 kaloi herët në epërsi me golin e Diawara pasi shmangu mbrojtjen tonë gjuan zhagasi dhe realizon për 1-0. Më pas Llapi u orvat të barazonte rezultatin ku tentoi përmes Ramadanit, Idrizit e Namanit por gjuajtjet e tyre ishin të larta dhe të pritshme për portierin Beqiri.

Pjesën e dytë në total e dominoi Llapi me lojë, kurse Trepça ’89 me shtrirje po e zhagiste lojën e po e mbronte epërsinë e krijuar. Rastin e parë e pati Ramadani i cili gjuajti me të majtën por jashtë kuadrantit të portës. Më pas tentuan Alidema, Veliu e Hajdari por nuk patën sukses.

Kronika:

18′ Goool. Djibril Diwara (T’89) pasi shmanget bukur pranë Egzon Sinanit, gjuan me saktësi dhe realizon në këndin e djathtë të Afrim Ademit, 1-0.

38′ Orges Gava (T’89) godet traversën nga ndërprerja.

45′ Arbnor Ramadani (Llap) provon goditjen nga largësia, por mbi portë.

47′ Arbnor Ramadani (Llap) gjuan me të majtën, por pranë portë.

50′ Festim Alidema (Llap) gjuan qendrore drejt Arben Beqirit në një aksion model të llapjanëve.

57′ Muharrem Jashari (T’89) ka mundësi të mirë për të realizuar, por gjuan pranë portës.

70′ Valmir Veliu  (Llap) nuk arrin të dërgojë topin në portën e zbrazët, pasi që Arbër Pira e largon topin me kokë nga vija e portës.

72′ Gëzim Rusi (T’89) gjuan mbi portë pas një solo depërtimi.

78′ Fiton Hajdari (Llap) gjuan me kokë, por devijon në fundore Arben Beqiri.

89′ Bujar Idrizi (Llap) provon goditjen nga ndëprerja, por pranë portës.

90+6′ Goool Muharrem Jashari (T’89) realizon me të majtën nga afërsia për ta vendosur fatin e ndeshjes, 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *