Java XVI: Flamurtari – Llapi 0-1

Golin e shumë pritur dhe të fitores e realizoi Behar Maliqi

Prishtinë, 24 nëntor 2018 – Llapi ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi duke mposhtur Flamurtarin si mysafir me rezultat minimal 0-1. Në ndeshjen e zhvilluar sot në “Xhemail Ibishi” në praninë e rreth 200 shikuesve, Llapi arriti tre pikëshin e radhës falë golit të Behar Maliqit në minutën e 84-të, i cili paraprakisht u shërbye nga Valmir Veliu.

Me këtë fitore, skuadra rrit gjasat edhe më tepër për titullin kampion, pasi ka në total 32 pikë dhe të mërkuren udhëton në Mitrovicë në ndeshjen e Rrethit të dytë të Kupës, ndërsa në fundjavë pret Lirinë në ndeshjen e fundit të edicionit vjeshtor.

Java XVI:

Flamurtari – Llapi 0-1

Golashenues: Behar Maliqi 84′

Stadiumi: “Xhemail Ibishi”, Prishtinë

Shikues: rreth 200

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu(Gji), Imran Kabashi(Mt), Fatmir Abrashi(Mt), Erdall Zasella(Mt)

Flamurtari: 1. Flamur Neziri – 22. Lorik Maxhuni, 19. Veton Kabashi, 23. Ben Nash Quansah, 14. Gentrit Dumani – 10. Agron Bruqi, 8. Veton Shabani, 21. Arbnor Zeqiri – 15. Adem Maliqi, 7. Mergim Boshnjaku, 17. Alban Shillova. Kryetrajner: Arsim Thaqi

Llapi: 13. Afrim Ademi – 8. Benjamin Emini, 14. Egzon Sinani, 5. Dardan Jashari, 18. Ilir Blakçori – 16. Hamdi Namani /c/, 20. Behar Maliqi, 7. Mentor Zhdrella(77. Valmir Veliu), 17. Arbnor Ramadani(6. Kushtrim Shabani), 11. Fiton Hajdari(22. Shend Kelmendi), 97. Festim Alidema. Kryetrajner: Bekim Shotani

Komenti:

Skuadra e Llapit ndonëse me vështirësi ka arritur ta mposhtë Flamurtarin me rezultat minimal 0-1 me golin e Behar Maliqit i cili realizoj në minutën e 84-të. Për Maliqin është ky goli i dytë kampional, ndërsa për Veliun asistimi i parë.

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë me ndeshje të hapur nga të dy skuadrat, kurse rastin më të mirë e pati Namani i cili gjuajti jashtë, kurse Llapi mbeti pa Zhdrellën i cili u zëvendësua nga Veliu pas lëndimit në muskuj.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e ngjashme si e para me të dy skuadrat që po kërkonin golin. Kurse atë e arriti Llapi me anë të Maliqit.

Kronika:

25′ Alban Shillova (Fla) gjuan nga ndërprerja, por mbi portë.

32′ Alban Shillova (Fla) nuk arrinë të gjuajë drejt portës, duke shpërdoruar një rast ideal për shënim.

67′ Lorik Maxhuni (Fla) gjuan me të djathtën, por pranë portës.

84′ Goool. Behar Maliqi (Llap) ka shfrytëzuar në maksimum një pasim të Veliut dhe ka realizuar për 0-1.

91′ Iljasa Zylfiu (Fla) gjuan me të parën, por pranë portës.

92′ Festim Alidema (Llap) shpërdoron një rast ideal për shënim, derisa i vetëm me Flamur Nezirin gjuanë pranë portë.

Deklaruan:

Bekim Shotani, kryetrajner i Llapit: “Për ne sot rezultatet tjera pos fitores do të ishin dështim, ani pse luanim ndaj një ekipi të fortë si Flamurtari. Megjithatë djemtë luajtën për mrekulli taktikisht, u angazhuan shumë dhe mendoj morëm një fitore të merituar. Ne besojmë në titullin kampion. E pamë se dje Prishtina dështoi, ne tani jemi afruar për dy pikë. Ndaj Trepcës ’89 na pret një ndeshje e vështirë për Kupë, por do të mundohemi maksimalisht sepse edhe Kupa është objektiv shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi Shotani.

Arsim Thaqi, kryetrajner i Flamurtarit: “Sot vërtetë kemi bërë një paraqitje të mirë duke krijuar disa raste. Goli erdhi në fund dhe mund të them që sot na mungoi fati. Ne kemi bërë një sezon shumë të mirë. Klubi është një tranzicion, por kemi marrë pikë mjaftueshëm. Na pret një ndeshje për Kupë e cila për ne është shumë e rëndësishme, derisa në xhiron e radhës në Superligë takohemi me Feronikelin, ku udhëtojmë me shumë mungesa, por do të japim maksimumin”, përfundoi Thaqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *