Java XIV: Ferizaj – Llapi

Takimi luhet nesër, e diele nga ora 13:30

Podujevë, 3 nëntor 2018 – Ferizaj është nikoqir i Llapit në ndeshjen e cila luhet nesër, e diele më 4 nëntor nga ora 13:30 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj. Llapi do kërkoj me çdo kusht këndelljen pas humbjes dëshpëruese në mesjavë, ndërsa rezultati i vetëm i mundshëm për t’u këndellur është fitorja!

Në ndeshjen e parë hapëse të këtij edicioni, Llapi e ka mposhtur Ferizajn si vendas me rezultat bindës, 5-1.

Java XIV:

Ferizaj – Llapi

E diele, 4 nëntor – ora 13:30

Stadiumi me bari sintetik në Ferizaj

Gjyqtarë: Gramos Shala, Meriton Berisha, Safet Berisha, Mervan Bejtullahu.

Statistikat:

Në Superligë, Ferizaj dhe Llapi janë takuar gjithsejt katër herë. Dy ndeshje kanë përfunduar me fitore të Llapit, ndërsa dy sosh me barazim pa gola, me bilanc mjaft pozitiv të Llapit 7:2.

Rezultatet nga ndeshjet e luajtura:

Superliga, sezoni 2016/17:
Ferizaj – Llapi 0-0
Llapi – Ferizaj 0-0
Ferizaj – Llapi 1-2, Shkembim Salihu 40′ – Kushtrim Shabani 20′ & Berat Hyseni 89′

Superliga, sezoni 2018/19:
Llapi – Ferizaj 5-1, Ahmed Januzi 11′, Mentor Zhdrella 16′ e 86′, Bujar Idrizi 36′ & Fiton Hajdari 77′(pen) – Florim Berbatovci 51′(pen)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *