Java X: Llapi – Gjilani, të mërkuren në ora 14:45

Podujevë, 12 tetor 2018 – FFK ka caktuar orarin e javës së X-të të Ipko Superligës e cila zhvillohet në mesjavë. Llapi si nikoqir e pret skuadrën e Gjilanit, ndeshja e cila zhvillohet më 17 tetor në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ora 14:45.

Pas nëntë xhirosh, Llapi zë vendin e 3-të në tabelë me 16 pikë, kurse Gjilani pozicionohet i 5-ti me 14 pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *