Java IX: Prishtina – Llapi 2-1

Sot fati ua ktheu shpinën futbollistëve tanë!
Prishtinë, 6 tetor 2018 – Të pësosh në minutën e fundit është e rëndë! Por, me gjithë angazhimin e madh të futbollistëve dhe ‘luftën’ për çdo cep të fushës, Llapi u mposht nga Prishtina minimalisht 2-1. Me një pjesë të parë, totalisht të dominuar nga Llapi që me meritë shkoi në pushim me epërsi dhe pjesë të dytë të barabartë deri tek pësimi i golit të parë dhe ndëshkimi me të kuq të Idrizit, sot skuadra nuk e meritoi të humbte!!!

Behar Maliqi shënoi golin e parë të tij nën fanellën e Llapit, të asistuar nga Bujar Idrizi i cili tani ka në total dy asistime.

Java IX

Prishtina – Llapi 2-1 (1-0)

Golashenues: Basit Khalid 60′, Marjo Morina 90+1′ – Behar Maliqi 10′

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Besnik Morina (Vu), Elvis Bicaj (Is) – Shpëtim Murtezi (Gjl)

KV: Bashiru – Emini, Jashari

KK: Idrizi (min. 76’)

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru (77. Mërgim Pefqeli – 90’) – 5. Diar Miftaraj, 7. Lorik Boshnjaku, 3. Jamal Arago – 11. Arbër Hoxha (27. Marjo Morina – 46’), 10. Meriton Korenica, 9. Basid Khalid (19. Alen Jasharoski – 74’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Ahmet Haliti, Donat Hasanaj. Kryetrajner: Mirel Josa.

Llapi: 12. Eglant Haxho (13. Afrim Ademi – 81’) – 8. Benjamin Emini, 5. Dardan Jashari, 23. Ardian Hoti, 4. Bujar Idrizi, 20. Behar Maliqi, 6. Kushtrim Shabani (19. Gentrit Begolli – 73’), 16. Hamdi Namani /c/, 11. Fiton Hajdari, 95. Alban Rexhepi, 97. Festim Alidema (18. Ilir Blakqori – 78’). Kryetrajner: Bylbyl Sokoli.

Komenti:

Llapi si më së miri e nisi ndeshjen. Bujar Idrizi harkoi nga gjuajtja e lirë e ku i pozicionuar më së miri ishte Behar Maliqi i cili i dha epërsinë skuadrës, 0-1, min. 10. Edhe më tej Llapi përmes kundërsulmeve tentonte golin e dytë. Këtij qëllimi më së afërti ishte Bujar Idrizi i cili nga gjuajtja e lirë qëlloi shtyllën. E më pas Prishtina tentoi me Khalid por pa sukses, kështu që pjesa e parë u mbyll me epërsinë e merituar të mysafirëve.

E pjesa e dytë kaloj nën dominimin e prishtinasve, të cilët deri tek goli i epërsisë i shënuar nga Khalid nuk po mund të depërtonin në zonën llapjane. Dardan Çaka e ndëshkon Bujar Idrizin me karton të verdhë për protestë, që sipas Idrizit nuk ishte pozicion jashtë loje, ky i fundit e kundërshton kurse Çaka e ndëshkon me të dytin të verdhë, të kuq.

Prishtina golin e fitores e realizoi përmes Morinës në minutën e parë shtesë, gol mjaft i dyshimt ky por që gjyqtari anësor Elvis Bicaj as që donte të dëgjonte për ofsajd.

Por më e mira e këtij takimi ishte përkrahja e pandalshme e tifozerisë “Legjendat” dhe qytetarëve të Podujevës të cilët për asnjë moment nuk e ndalën zërin e tyre për skuadrën e zemrës, Llapin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *