Java IX: Prishtina – Llapi

Llapi do tentoj t’i rikthehet fitoreve ndaj Prishtinës në stadiumin që mban emrin e ikonës llapjane “Fadil Vokrrit”

Podujevë, 5 tetor 2018 – Prishtina dhe Llapi takohen nesër, e shtune më 6 tetor nga ora 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja i takon javës së IX-të të Ipko Superligës. Njëherit ky është derbi rajonal numër 22, e ku ky derbi do zgjoj interesimin e madh për ta ndjekur, pasi vetë rivaliteti i skuadrave, pozicionimi me Llapin përpara Prishtinës në tabelë, si dhe afërsia mes dy qyteteve.

Në këtë takim, siç edhe pritej Llapi do ta ketë përkrahjen e madhe të tifozëve “Legjendat” të cilët në mënyrë të organizuar me 3 autobusë do të udhëtojnë drejt Prishtinës dhe do ta përkrahin skuadrën e zemrës.

Java IX

Prishtina – Llapi

E shtunë, 6 tetor – ora 17:45

Stadiumi “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Besnik Morina (Vu), Elvis Bicaj (Is) – Shpëtim Murtezi (Gjl)

Rezultatet nga përballjet prej inkuadrimit të Llapit në Superligë:

2015/16: 
Prishtina – Llapi 2:1 (1:1) Shend Kelmendi 8’, Bashkim Shala 71’ – Getoar Dragusha 26’ (pen)
Llapi – Prishtina 2:0 (1:0) Visar Zogiani 6’, Enis Zabërxha 68’
Prishtina – Llapi 3:1 (2:1) Berat Hyseni 10’, Kreshnik Lushtaku 21’, Shend Kelmendi 84’ – Enis Zabërgja 31’
Kupa ½ Prishtina – Llapi 3:0 (0:0) Armend Thaqi 68’ Labinot Osmani (pen) 77’, 90+3’
Kupa ½ Llapi – Prishtina 1:1 (1:0) Egzon Sinani 35’ – Kreshnik Lushtaku 77’

2016/17: 
Prishtina – Llapi 3:1 (0:0) Shend Kelmendi 48’, Ahmed Januzi 60’, Gauthier Mankenda 62’ – Egzon Sinani 71’
Llapi – Prishtina 0:0
Prishtina – Llapi 1:2 (0:0) Basit Abdul Khalid 58’ – Berat Hyseni 72’ (p), Mirlind Daku 82’

2017/18: 
Llapi – Prishtina 3:0 (2:0) Gentrit Begolli 7’, Hamdi Namani 24’, Florim Bërbatovci 90+1’
Prishtina – Llapi 2:0 (1:0) Drashko Bozhoviç 2’, Egzon Sinani (aut) 70’
Kupa ¼: Llapi – Prishtina 2:2 (2:3 p) Mirlind Daku 43’, 112’ – Drashko Bozhoviç 75’, 107’ 
Prishtina – Llapi 3:2 (3:1) Ahmed Januzi 1’, 32’, Arbër Hoxha 21’ – Mentor Zhdrella 6’, Altin Merlaku 87’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *