Java VI: Liria – Llapi 2-3

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme me rikthim të rezultatit
Prizren, 22 shtator 2018 – Ashtu edhe siq pritej Liria i rezistoi Llapit në pjesën e parë, ku po fitonte 2-1. Por llapjanët të vendosur për të fituar dhe të ktheheshin me gjah të plotë nga Prizreni, arritën që ta përmbysnin rezultatin nga 1-2 në 2-3 me het-trikun e të riut Festim Alidema, i cili shkëlqeu sot me paraqitjen e tij.

Sidoqoftë, e tërë skuadra sot ishte në nivel të detyrës dhe të bashkuar, ecim tutje, drejt të gjitha sfidave të sezonit.

Në javën e ardhshme, Llapi pret KEK-un si vendas, në fundjavë më 29/30 shtator.
Java VI

Liria – Llapi 2-3 (1-2)

Golashenues: Liridon Fetahaj 15′, Fatih Karahoda 39′ – Festim Alidema 21′, 61′, 72′

Shikues: 1000

Gjyqtarë: Alban Shala(Pr), Elvis Bicaj(Is), Granit Hyseni(Pr), Arben Halilaj(Dre)

Liria: 1. Drilon Hodaj – 4. Ragip Thaçi, 15. Behar Dina, 13. Ibrahim Walidjo, 22. Robert Gjeraj /c/ – 24. Ilir Mustafa, 8. Ramadan Kryeziu, 10. Liridon Fetahaj – 9. Aldo Mitraj, 11. Qendrim Gashi, 19. Fatih Karahoda. Kryetrajner: Bedredin Gjinali

Llapi: 12. Eglant Haxho – 4. Bujar Idrizi, 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani(23. Ardian Hoti – 46′), 8. Benjamin Emini, 6. Kushtrim Shabani(18. Ilir Blakçori – 58′), 20. Behar Maliqi, 16. Hamdi Namani /c/, 7. Mentor Zhdrella – 22. Shend Kelmendi(95. Alban Rexhepi – 46′), 97. Festim Alidema. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli
Komenti:

Prizrenasit me trysni po e kërkonin golin e epërsisë dhe pas një gabimi në defanzivë, Liridon Fetahaj vendas realizoi gol të bukur për 1-0, min 15. Siq duket ky gol i zgjoi nga gjumi futbollistët tanë, të cilët reaguan shpejtë dhe në minutën e 21-të barazuan rezultatin në 1-1 përmes Festim Alidemës i cili paraprakisht mori u shërbye nga Mentor Zhdrella. Kur pritej që Llapi të merrte veten dhe të kalonte në epërsi, futbollistët e Lirisë shënuan edhe golin e dytë me autor, Fatih Karahoda, min 39. Me këto shifra u mbyll pjesa e parë.

Të dytën, Llapi e nisi me dominim total dhe me meritë edhe e mbylli ndeshjen në favor të vetin. Festim Alidema me golin e tij të bukur në minutën e 61-të barazoi shifrat, kurse 10 minuta më pas e kaloi Llapin në epërsi 2-3, ku edhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Kronika:

15′ Liridon Fetahaj ka realizuar një super gol nga distanca, duke realizuar Lirinë në epërsi 1-0.
21′ Festim Alidema pasi shërbehet nga Zhdrella gjuan bukur drejt portës mysafire dhe barazon rezultatin në 1-1
28′ Behar Dina tenton goditjen nga e majta, por pret ‘gardiani’ Eglant Haxho.

38′ Qëndrim Gashi gjuan me kokë pas harkimit të Liridon Fetahajt, por pranë portës së Haxhos.

39′ Egzon Sinani  në tentim për ta larguar topin e ka qëlluar Fatih Karahodën i cili shënon gol, për ti dhuruar sërish epërsinë ekipit vendas, 2-1.

43′ Kushtrim Shabani gjuan me volej në kthim pasi u shërbye nga Festim Alidema, por topi përfundon në duart e Hodajt.

61′ Festim Alidema shmanget bukur brenda zonës dhe gjuan në stilin e njëjtë si në golin e parë duke realizuar për 2-2.
72′ Goool. Festim Alidema kompleton het-trikun me gol të bukur pas harkimit të Hamdi Namanit për 2-3.

Deklaruan:

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Llapit: “Mendoj se disa nga mjetet e informimit e kanë zmadhuar gjendjen në klub. Gjendja në klub është e mirë, raportet janë të mira si me kryesi, ashtu edhe me lojtarë. Llapi është shumë i moblilizuar, kemi kryesi të fortë, shtab teknik homogjen dhe këta futbollistë ende nuk kanë treguar potencialin që kanë. Ekipi që pretendon pjesën e epërme nuk guxon të pësojë golat si sot. Nëse më thoni se a jam i kënaqur, duhet të them që jam shumë i kënaqur që fituam dhe morëm tri pikë. Në mungesë të Januzit dhe Hajdarit, jemi munduar të kombinohemi”, deklaroi Sokoli pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *