Java VI: Liria – Llapi

Ndeshja e 15-të ndërmjet Lirisë dhe Llapit luhet në “Përparim Thaçi” në Prizren, të shtunën nga ora 15:45

Podujevë, 21 shtator 2018 – Liria dhe Llapi takohen të shtunën nga ora 15:45 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren nga ora 15:45 në kuadër të javës së VI-të të Ipko Superligës.

Llapi do tentoj t’iu rikthehet fitoreve pas barazimit në fundjavë ndaj Flamurtarit dhe do udhëtoj për maksimumin e pikëve, ani pse Liria shihet si kundërshtar shumë i pa përshtatshëm dhe që ka ditur t’i nxerrë Llapit probleme.

Java VI

Liria – Llapi

E shtune, 22 shtator – ora 15:45

Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren

Gjyqtarë: Alban Shala, Elvis Bicaj, Granit Hyseni, Arben Halilaj

Statistikat:

Rivalët e vjetër zhvillojnë përballjen e 15-të zyrtare nga viti 2013. Bilanci pozitiv i takon Llapit që ka fituar tetë ndeshje, një ndeshje ka barazuar ndërsa pesë tjera i ka humbur.

Llapi dhe Liria në kuadër të Superligës janë takuar 9 herë. Llapi ka fituar 5 takime, 3 takime i ka fituar Liria, ndërsa një herë janë ndarë baras.

Ndërsa në kuadër të Kupës janë takuar vetëm një herë në kuadër të Çerekfinales ku triumfoj Llapi pas vazhdimeve 4-3.

Përballjet dhe rezultatet e tyre:
2013/14:
Llapi – Liria 2:1

Liria – Llapi 3:1

2014/15:
Llapi – Liria 2:1

Liria – Llapi 0:2

2015/16:
Liria – Llapi 5:2
Llapi – Liria 1:0

Liria – Llapi 3:2

2016/17: 
Llapi – Liria 2:0
Liria – Llapi 0:0
Llapi – Liria 3:3 (4:3) pas vazhdimeve
Llapi – Liria 2:0

2017/18: 
Liria – Llapi 3:0
Llapi – Liria 0:2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *