Java V: Llapi – Flamurtari 0-0

Derbi i javës është mbyllur pa fitues, 0-0
Podujevë, 16 shtator 2018 – Llapi dhe Flamurtari kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në praninë e më tepër se 3000 shikuesve. Që nga minuta e parë, Llapi ishte më kërkues dhe si rrjedhojë pati më tepër nga loja, si nga rastet por edhe një gol i shënuar nga Alidema i cili u anulua për pozitë jashtë loje.

Me pak fat, fitorja do ishte e jona, sepse e merituam por duhet të shikojmë përpara sepse kampionati është i gjatë dhe rezultatet pozitive si kolektiv do të vinë!
Java V

Llapi – Flamurtari 0-0

Kartonë të verdhë: Behar Maliqi, Fiton Hajdari(Llapi) – Lorik Maxhuni(Flamurtari)

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”

Shikues: më shumë se 3000

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Imran Kabashi, Driton Preniqi, Shpëtim Murtezi

Llapi: 12. Eglant Haxho – 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani, 18. Ilir Blakçori, 4. Bujar Idrizi – 16. Hamdi Namani /C/, 20. Behar Maliqi, 7. Mentor Zhdrella – 22. Shend Kelmendi(8. Benjamin Emini – 77′), 97. Festim Alidema(17. Arbnor Ramadani – 55′), 11. Fiton Hajdari. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Flamurtari: 1. Flamur Neziri – 19. Veton Kabashi, 23. Ben Nash Quansah, 22. Lorik Maxhuni, 14. Gentrit Dumani – 21. Arbnor Zeqiri, 10. Agron Bruqi, 8. Veton Shabani, 20. Egzon Krasniqi – 17. Alban Shillova, 7. Mërgim Boshnjaku. Kryetrajner: Arsim Thaqi
Komenti:

Dëshira e madhe për të fituar sot ishte e madhe. Ashtu edhe siç iu qas ndeshjes nga fillimi, Llapi meritoi të fitonte. Vetëm në pjesën e parë llapjanët gjuajtën 4 herë në kuadratin e portës, madje shënuan edhe një gol por ai u anulua me pretekstin e pozitës jashtë loje. Flamurtari po mbrohej dhe kishte dy gjysmë raste me Quansah, e Maxhunin.

Pjesën e dytë, Llapi e nisi edhe më furishëm. Topi shihej vetëm në këmbët e futbollistëve tanë. Veçohet rasti i Alidemës i cili gjuan por gjuajtjen e tij ideale për gol e largon një mbrojtës i Flamurtarit. Ndërsa rastin ideal për tre pikë e lëshoj Arbnor Ramadani, i cili nga afërsia u ngut dhe gjuajti mbi portë.
Kronika:

3′ Shend Kelmendi regjistron rastin e parë ideal për të kaluar Llapin në epërsi, por gjuajtjen e tij e priti Flamur Neziri
9′ Festim Alidema gjuan mbi portë, pasi paraprakisht u shërbye mjaft mirë nga Bujar Idrizi

17′ Dardan Jashari pas harkimit të Zhdrellës nga rivënia nga këndi gjuan me kokë, pret portieri Neziri
20′ Festim Alidema teston edhe një herë Flamur Nezirin, por gjuajtja e tij ishte e lehtë.

25′ Festim Alidema shënon gol, por golin e tij e anulon gjyqtari anësor Imran Kabashi me pretekstin e pozitës jashtë loje.

35′ Flamurtari rrezikon me Quansah, i cili gjuan jashtë portës

44′ Lorik Maxhuni gjuan nga largësia, jashtë.

59′ Pas harkimit të Ilir Blakçorit, topi vie deri tek Shend Kelmendi i cili gjuan mjaft mirë por pret portieri Neziri

72′ Egzon Sinani gjuan me kokë pas harkimit fantastik të Arbnor Ramadanit, por pret me mund Neziri.

83′ Arbnor Ramadani gjuan nga afërsia, por lart mbi portën e Nezirit.
Deklaruan:

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Llapit: “Kështu dëmtohet futbolli. Me këtë gjyqtar si Fatmir Tahiri, futbolli kosovar nuk shkon përpara. Unë gjithmonë e kritikoj skuadrën time, por sot gjyqtari vendosi takimin. Ngarkesa sot ishte e madhe dhe ekipi im nuk e përballoi. Këtu është problem ynë. Duhet të jemi më të sigurtë dhe të luajmë më qetë. Do të mundohem të punoj në këtë aspekt”, theksoi Sokoli pas ndeshjes.

Sunaj Keqi, ndihmës-trajner i Flamurtarit: “E kemi ditur ku janë të rrezikshëm. Jemi munduar që të bëjmë sa më pak ndërprerje, pasi që ata janë shumë të rrezikshëm aty. E morëm një pikë me shumë meritë dhe normalisht që jemi të kënaqur. Vendi i parë? Është shumë herët, është luajtur vetëm 30% i stinorit vjeshtor. Do të shkojmë ndeshje për ndeshje”, theksoi ai pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *