Miqësore: KEK-u – Llapi 2-1

Golashenues për Llapin: Ermal Krasniqi 87′

Kastriot, 9 shtator 2018 – Miqësorja e zhvilluar sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot mes KEK-ut dhe Llapit ka përfunduar me fitore të vendasve 2-1.

Llapi në pjesën e parë para dhe pas pranimit të golit të parë pati raste të mira shënimi. Në minutën e 22-të gjuajti Namani por priti portieri vendas Nika. Në minutën e 24-të edhe Shabani testoi portierin vendas me gjuajtje nga largësia por e lehtë dhe qendrore. 2 minuta më pas, Alidema provoi me të majtën por as ky nuk ishte i suksesshëm.

Edhe në pjesën e dytë u vërejt dominimi i Llapit. Raste të mira patën Krasniqi, Kelmendi e Ramadani. Ermal Krasniqi shënoi golin e vetëm për Llapin në minutën e 87-të, kurse mundësinë për barazim e lëshoi Arbnor Ramadani ku gjuajtjen e tij në minutën e fundit të ndeshjes e priti portieri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *