Java III: Llapi – Flamurtari 5-1

Llapi edhe më bindës se në ndeshjen e kaluar, fiton me plotë meritë
Podujevë, 1 shtator 2018 – Se dominimi, rastet, loja e mirë e golat të dhurojnë epitetin e fituesit ajo dihet. Por Llapi ka bindur edhe më shumë se puna profesionale e bërë gjatë përgaditjeve, do jetë vendimtare në ndeshjet e kampionatit. Sot, Llapi ishte dominant në çdo cep të fushës, ku nuk e lejonte Ferizajn për asnjë minutë të merrte vetën. Pas një dominimi por pa ardhur konkretisht deri tek goli, Mentor Zhdrella pasi harkon bukur nga goditja e dënimit e gjen Ahmed Januzin i cili realizon për 1-0 – min 11. Edhe më tej dominim dhe raste për Llapin. Ahmed Januzi pasi depërton një lojtar, e gjen Mentor Zhdrellën i cili me gjuajtje precize realizon për 2-0, min 26. Çështja e fituesit pothuajse u mbyll, kur Bujar Idrizi tund edhe njëherë portën mysafire për 3-0 – min 36, ku edhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Pjesën e dytë, Llapi e nisi më qetë pasi epërsia e hershme prej tre golave bëri që ata t’i lejonin paksa posedimin mysafirëve. Bërbatovci i Ferizajt, realizon nga penaltia për 3-1, min 50.

Pastaj ‘show’ i tëri i Llapit. Fiton Hajdari realizon nga penaltia me gjuajtje precize e të fortë për 4-1 – min 76. Mentor Zhdrella(lojtari më i mirë i ndeshjes) hyri në zonë vetë, dribloi një kundërshtar dhe me të majtën realizoi në këndin e majtë të portierit Blakqori për 5-1, min 86.

Ndeshja ishte korrekte nga dy anët por jo edhe nga gjyqtari Besfort Kasumi i cili sipas ‘tekeve’ të tij jepte kartona herë pas here dhe u ndoq nga më shumë se 1000 shikues.
Java III:

Llapi – Ferizaj 5-1

Golashenues: Ahmed Januzi 11′, Mentor Zhdrella 26′ e 86′, Bujar Idrizi 36′, Fiton Hajdari 76′(pen) / Florim Bërbatovci 50′(pen).

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Besnik Morina, Florim Jakupi, Isak Ceroviku

Llapi: 12. Eglant Haxho – 8. Benjamin Emini, 14. Egzon Sinani, 5. Dardan Jashari, 4. Bujar Idrizi – 6. Kushtrim Shabani, 16. Hamdi Namani /C/, 7. Mentor Zhdrella(17. Arbnor Ramadani – 87′), 11. Fiton Hajdari, 19. Gentrit Begolli(97. Festim Alidema – 61′), 27. Ahmed Januzi(22. Shend Kelmendi – 59′). Kryetrajner: Bylbyl Sokoli. Zëvendësues: 13. Afrim Ademi, 18. Ilir Blakçori, 23. Ardian Hoti, 10. Edon Zeqiri.

Ferizaj: 12. Armend Blakqori – 77. Arber Mone, 16. Ervin Kaçar, 3. Kristi Marku, 18. Alber Kaqiku – 6. Granit Jashari, 8. Fuat Karabeg, 27. Erli Qupi – 11. Genc Hamiti, 14. Qerim Tershana, 7. Florim Berbatovci. Kryetrajner: Afrim Toverlani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *